Bota

Të shtëna me armë në një fabrikë në Ohio, raportohet për një 1 të vrarë dhe 5 të plagosur

Policia e New Albany mori një telefonatë për një sulm të armatosur në orën 22:30 dhe shkoi në Smith Mill Road North, ku ndodhet fabrika e kompanisë kozmetike KDC/One.

5 Shkurt 2025, 10:27 Nga E. D
Të shtëna me armë në një fabrikë në Ohio,
foto ilustruese

OHIO- Pës persona mbetën të plagosur dhe një i vrarë nga të shtënat me armë që ndodhën të martën mbrëma në një fabrikë në Ohio. Policia e New Albany mori një telefonatë për një sulm të armatosur në orën 22:30 dhe shkoi në Smith Mill Road North, ku ndodhet fabrika e kompanisë kozmetike KDC/One.

“Policia e New Albany aktualisht po heton incidentin në objektin e KDC/One. Skena mbetet aktive dhe forcat e policisë kanë rrethuar ndërtesën. I dyshuari ose të dyshuarit mbeten të panjohur. Banorëve të zonës u është bërë thirrje që të shmangin zonën," tha policia. 

Mediat lokale raportojnë se të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, disa prej të cilëve janë dërguar në spital. Sipas postimeve të Real Time News në platformën e rrjeteve sociale X, i dyshuari thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe mbetet i lirë. Autoritetet po kërkojnë nga kushdo që mund të ndihmojë në hetimin e rastit të kontaktojë policinë lokale.

te shtena ne ohio

Sondazh

Poll