Aktualitet

Detaje nga plagosja në Korçë/ Shkak është bërë shitja e një automjeti, i lënduari me tre plagë në bark

Mësohet se i plagosuri ka dhënë një deklaratë pa shumë detaje për arsye të gjendjes së tij shëndetësore, pasi aktualisht po trajtohet në spital me tre plagë në bark.

5 Shkurt 2025, 09:33 Nga E. D
Detaje nga plagosja në Korçë/ Shkak është
pamje nga vendngjarja

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë. Mësohet se i plagosuri ka dhënë një deklaratë pa shumë detaje për arsye të gjendjes së tij shëndetësore, pasi aktualisht po trajtohet në spital me tre plagë në bark.

Gjithashtu policia nëpërmjet dëshmisë ka arritur të identifikojë autorin e gjithashtu të kuptojë se konflikti ka nisur për shitjen e një mjeti. megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi dëshmia e të plagosur do përsëritet. Po ashtu po vijon puna për kapjen e autorit, ndërkohë që i plagosuri do të japë sërish dëshmi tjetër rreth përfshirjes në konflikt.

plagosja ne korce

Sondazh

Poll