Aktualitet

"Kryeplaku që është dhe kasap, do e hajë opozita!" Ish-Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë publikon pamjet: Nëse siguria ushqimore do të ketë standardet e vetting-ut...

Bregu shkruan se nëse siguria ushqimore do të ketë standardet e vettingut, atëherë i bie që disa do hanë shëndetshëm dhe disa jo. Ai shton se videoja në fjalë është bërë në një fshat të Korçës ku kryeplaku që është dhe kasap, "do e hajë opozita".

5 Shkurt 2025, 08:55 Nga M.B
"Kryeplaku që është dhe kasap, do e hajë opozita!"
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, ka bërë një postim në rrjetet sociale që tregon një video ku tre persona transportonë në kushte të papërshtashme drejt një furgoni mishin e therur të një kafshe.

Bregu shkruan se nëse siguria ushqimore do të ketë standardet e vettingut, atëherë i bie që disa do hanë shëndetshëm dhe disa jo. Ai shton se videoja në fjalë është bërë në një fshat të Korçës ku kryeplaku që është dhe kasap, "do e hajë opozita".

POSTIMI:

Nëse siguria ushqimore do të ketë standardet e vettingut, atëherë i bie që disa do hanë shëndetshëm dhe disa jo. Psh, këtë copën e mishit që ka therur në një fshat të Korçës kryeplaku që është dhe kasap, do e hajë opozita. Nikoja do hajë mish të kontrolluar nga Greqia.

korca

Sondazh

Poll