Aktualitet

Plagosja me thikë në qendër të Korçës, zbardhet identiteti i personit të lënduar, autori në kërkim

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

4 Shkurt 2025, 21:12 Nga r.ll
Plagosja me thikë në qendër të Korçës, zbardhet
foto ilustruese

KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. I plagosur ka mbetur 40-vjeçari, Ergyst Shtylla. 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, dhe gjithashtu mësohet është në reanimacion.

Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa autori është në kërkim dhe identiteti i tij nuk dihet ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15,  shtetasi E. Sh. 40 vjeç,  ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga  një shtetas ende i paideNtifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

plagosje me thike ne korce ergyst shtylla

Sondazh

Poll