4 Shkurt 2025, 07:52
Nga B.Z
Aksidenti
SHBA - Ekipet e posaçme nxorën nga lumi Potomak të hënën një pjesë të madhe të avionit të pasagjerëve, pesë ditë pas përplasjes në ajër me një helikopter ushtarak pranë aeroportit “Ronald Reagan” ku humbën jetën 67 njerëz.
Autoritetet kanë thënë se operacioni për nxjerrjen e pjesëve të avionit do të zgjasë disa ditë dhe më pas do të punohet për nxjerrjen e pjesëve të helikopterit të përfshirë në aksident.
Përplasja mes avionit të kompanisë “American Airlines” dhe një helikopteri ushtarak pranë kryeqytetit amerikan të mërkurën e kaluar ishte katastrofa ajrore më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2001.
Deri tani janë gjetur dhe identifikuar trupat e 55 individëve. Shefi i Departamentit të Zjarrfikëses, John Donelly tha se ka besim se të gjithë trupat do të gjenden, ndërsa ekipet e posaçme vazhdojnë kërkimet në lumin që ndan kryeqytetin amerikan me shtetin e Virxhinias.
Në operacione po marrin pjesë më shumë se 300 pjesëtarë të grupeve speciale, thanë zyrtarët. Dy anije ushtarake po përdoren për të ngritur pjesët e mëdha të avionit. Palombarët dhe ekipet speciale po u përmbahen protokolleve të rrepta për t’u dhënë përparësi gjetjes së trupave, tha të dielën koloneli Francis B. Pera me Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë. Gjetja me dinjitet e trupave ka përparësi mbi gjithçka tjetër, tha ai.
Pjesët e mjeteve ajrore që u përplasën mbi lumin Potomak javën e kaluar do të dërgohen në një hangar të posaçëm për të zhvilluar hetime të mëtejshme lidhur me shkakun e aksidentit.
Aksidenti ndodhi ndërsa një avion pasagjerësh i nisur nga Uiçita e Kansasit po përgatitej të ulej në aeroportin Reagan dhe u përplas me një helikopter ushtarak i cili ishte në një mision trajnimi. Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti.
Të dielën, pjesëtarë të familjeve të viktimave u dërguan me autobusë në brigjet e lumit Potomak, pranë vendit ku ranë mjetet ajrore pas aksidentit. Mes pasagjerëve të avionit ndodheshin disa sportistë që ktheheshin nga kampionati amerikan i patinazhit në Uiçita dhe një grup gjuetarësh.
Rreshteri Ryan Austin O’Hara, 28 vjeç nga Xhorxhia, oficeri Andrew Loyd Eaves, 39 vjeç nga Merilendi dhe kapitenia Rebecca M. Lobach nga Karolina e Veriut, ishin në helikopterin ushtarak.
Hetuesit federalë po punojnë për të zbuluar shkaqet që çuan tek përplasja e mjeteve ajrore. Zakonisht, hetimet e plota zgjasin një vit ose më shumë. Zyrtarët shpresojnë që brenda 30 ditësh të hartohet një raport paraprak./ VOA
Bota
4 Shkurt 2025, 07:41
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump ka rënë dakord të ndalojë tarifat e tij të kërcënuara ndaj Meksik&e...
Bota
4 Shkurt 2025, 07:36
B.Z
Takimi
SHBA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shte...
Bota
3 Shkurt 2025, 21:46
r.ll
foto ilustruese
UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë dërguar me leje të detyruar. Mijëra kontraktor&eu...
Bota
3 Shkurt 2025, 21:29
r.ll
pamje nga videoja
ITALI- Një video që tregon djalin e presidentit amerikan Donald Trump duke gjuajtur rosa në një zonë të mbr...
Bota
3 Shkurt 2025, 20:50
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit mbylli vizitën e tij në Panama të hënën, ku ishte i pranishëm në riat...
Bota
3 Shkurt 2025, 20:04
N.F
Starmer
BRUKSEL- Kryeministri britanik, Keir Starmer udhëtoi për në Bruksel këtë të hënë, duke u bërë kry...
Bota
3 Shkurt 2025, 19:28
N.F
Foto ilustruese
KREMLIN- Kremlini tha të hënën se do të diskutohet një format i mundshëm për bisedimet e...
Bota
3 Shkurt 2025, 19:11
r.ll
marco rubio
SHBA- Sekretari i Shtetit në SHBA Marco Rubio ka njoftuar se do të drejtojë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndër...
Bota
3 Shkurt 2025, 18:36
r.ll
foto nga ndarja e shperbilimi
KINË- Një kompani kineze është bërë virale për shpërblimin e punonjësve të...
Bota
3 Shkurt 2025, 18:34
N.F
Le Squarnec
FRANCË- Një kirurg i akuzuar për përdhunimin të qindra fëmijëve shumë prej të cilëve ish...