Bota

Trump zhvillon bisedë telefonike me Sheinbaum, pezullohen për një muaj tarifat e vendosura nga SHBA për Meksikën! Ja për çfarë ranë dakord dy liderët

Trump njoftoi se gjatë bisedës, presidentja ka rënë dakord të vendosë 10 mijë ushtarë meksikanë në kufirin që ndan dy vendet.

3 Shkurt 2025, 17:07 Nga r.ll
Trump zhvillon bisedë telefonike me Sheinbaum, pezullohen për një
donald trump, claudia sheinbaum

SHBA- Presidenti Donald Trump ka rënë dakord të pezullojë për një muajt tarifa ndaj Meksikës. Vendimi për pezullimin e tarifave erdhi pas një bisede që Trump zhvilloi me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum.

Trump njoftoi se gjatë bisedës, presidentja ka rënë dakord të vendosë 10 mijë ushtarë meksikanë në kufirin që ndan dy vendet. Sipas tij, ushtarët do të caktohet posaçërisht për të ndaluar futjen e drogës së fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

“Sapo fola me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës. Ishte një bisedë shumë miqësore ku ajo ra dakord të vendoste menjëherë 10,000 ushtarë meksikanë në kufirin që ndan Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump në Truth Social.

Këta ushtarë do të caktohen posaçërisht për të ndaluar fluksin e fentanilit dhe emigrantëve të paligjshëm në vendin tonë,” shkroi ai.

“Ne ramë dakord më tej që të ndalojmë menjëherë tarifat e parashikuara për një periudhë njëmujore gjatë së cilës do të kemi negociata të kryesuara nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Meksikës. Mezi pres të marr pjesë në ato negociata, me Presidenten Sheinbaum, ndërsa ne përpiqemi të arrijmë një "marrëveshje" midis dy vendeve tona," thuhet më tej në postimin e tij, sipas CNN.

Trump zhvillon bisedë telefonike me Sheinbaum, pezullohen për një

Tarifat prej 25% në Meksikë ishin vendosur të hynin në fuqi në mesnatë. Sheinbaum gjithashtu postoi në mediat sociale në lidhje me pauzën, duke thënë se ajo dhe Trump kishin arritur marrëveshje për sigurinë dhe tregtinë.

Meksika do të përforcojë menjëherë kufirin me 10,000 anëtarë të Gardës së saj Kombëtare, ndërsa SHBA-ja u angazhua të punojë në parandalimin e trafikimit të armëve me fuqi të lartë në Meksikë, tha Sheinbaum.

donald trump claudia sheinbaum

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2025, 15:23 N.F

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

Foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë...