Bota

OBSH propozon shkurtim buxhetor prej 400 milionë dollarësh pas tërheqjes së SHBA-së nga organizata

Shkurtimi i buxhetit do të diskutohet në takimin e 3-11 shkurtit në Gjenevë, gjatë të cilit përfaqësuesit e vendeve anëtare do të diskutojnë financimin dhe punën e organizatës për periudhën 2026-2027.

3 Shkurt 2025, 15:56 Nga N.F
OBSH propozon shkurtim buxhetor prej 400 milionë dollarësh pas
Foto ilustruese

SHBA- Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH do të diskutojnë një shkurtim të pjesshëm të buxhetit të saj, me 400 milionë dollarë, pas lëvizjes së Presidentit Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara prej saj. 

Duke hapur takimin vjetor të bordit ekzekutiv të organizatës, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus mbrojti gjithashtu punën e organizatës dhe reformat e fundit dhe përsëriti thirrjen e tij që SHBA të rishqyrtojë daljen e saj dhe të angazhohet në dialog me OBSH-në për ndryshime të mëtejshme.

"Ne do të mirëpresim sugjerimet nga Shtetet e Bashkuara dhe nga të gjitha vendet anëtare, se si mund t'ju shërbejmë më mirë juve dhe njerëzve të botës," tha ai.

Shkurtimi i buxhetit do të diskutohet në takimin e 3-11 shkurtit në Gjenevë, gjatë të cilit përfaqësuesit e vendeve anëtare do të diskutojnë financimin dhe punën e organizatës për periudhën 2026-2027.

Bordi ekzekutiv propozon shkurtime të programeve buxhetore bazë nga shuma e propozuar prej 5.3 miliardë dollarë në 4.9 miliardë dollarë. Kjo shumë është pjesë e një buxheti më të gjerë prej 7.5 miliardë dollarë për periudhën 2026-2027 që ishte propozimi origjinal, duke përfshirë çrrënjosjen e poliomielitit dhe reagimin emergjent.

“Me tërheqjen e vendit që kontribuon më së shumti fondet, buxheti nuk mund të ishte i zakonshëm”, thuhet në dokument. SHBA është donatori më i madh i qeverisë për OBSH-në, duke kontribuar rreth 18% të financimit total. OBSH ka marrë tashmë disa masa të tjera për uljen e kostove pas vendimit të SHBA.

Megjithatë, disa përfaqësues në këshill gjithashtu donin të dërgonin një mesazh se OBSH do të ruante drejtimin e saj strategjik pavarësisht sfidave, sipas dokumentit. 4.9 miliardë dollarë është pothuajse i njëjtë me buxhetin e programit kryesor për periudhën e mëparshme, 2024-2025. Trump tërhoqi SHBA-në nga OBSH në ditën e parë kur mori detyrën, dy javë më parë. Procesi do të zgjasë një vit, sipas ligjit amerikan.

shba obsh

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2025, 15:23 N.F

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

Foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë...