Bota

Në kulmin e protestës mediat sociale mbushen me foton e djalit te Vuçiç/ A është larguar Danilo përfundimisht nga Serbia?

Sipas faqeve mediatike në Serbi, Danilo është larguar drejtë Zvicrës në momentin kulminant të protestave në Serbi. 

1 Shkurt 2025, 21:23 Nga DOSJA
Në kulmin e protestës mediat sociale mbushen me foton e djalit te
Danilo Vuçiç

SERBI- Djali i Aleksandër Vuçiç, Danilo është larguar nga Serbia për arsye sigurie pas protestave masive në Serbi dhe është fotografuar sot në Gjenevë të Zvicrës me pasaportë diplomatike. Sipas faqeve mediatike në Serbi, Danilo është larguar drejtë Zvicrës në momentin kulminant të protestave në Serbi.  

Qindra studentë prej disa muajsh po protestojnë për tragjedinë në Novi Sad ku humbën jetës mbi 10 persona.  Ditët e fundit studentët kanë marshuan nëpër fshatrat serbe teksa e çojnë protestën e tyre kundër korrupsionit nga Beogradi drejt qytetit verior të Novi Sadit.

Ajo që filloi dy muaj më parë si një protestë kundër dyshimeve për korrupsion në kontratat e ndërtimit është shndërruar në sfidën më serioze ndër vite për udhëheqësin e fuqishëm populist të vendit, presidentin Aleksandar Vuçiç.

danilo vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll