Aktualitet

Plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit në Tiranë, i mituri i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Bëhet me dije se i mituri është plagosur me armë zjarri në kraharor.

30 Janar 2025, 22:44 Nga M.B
Plagosja me armë zjarri e 15-vjeçarit në Tiranë,  i mituri
Foto ilustruese

TIRANA- 15-vjeçar i cili dyshohet se u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme dhe u transportua për në spitalin e Traumës, ndodhet në sallën e operacionit, ku mjekët po punojnë për të hequr plumbin në trupin e tij. Bëhet me dije se i mituri është plagosur me armë zjarri në kraharor.

I mituri fillimisht është kthyer në banesë i plagosur, ku më pas babai i tij e ka transportuar në spital. I alarmuar nga gjendja e tij, i ati e ka dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Deri tani, ai nuk ka treguar se ku dhe si është plagosur.

 

plagosja e 15-vjecarit

Sondazh

Poll