Aktualitet

Zjarr në Lezhë, përfshihen nga flakët katet e sipërme të një pallati

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

30 Janar 2025, 22:15 Nga B.Z
Zjarr në Lezhë, përfshihen nga flakët katet e sipërme
Pamje nga zjarri

LEZHË - Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Një pallat është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë katet e sipërme të pallatit, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Mësohet se banorët janë evakuar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

lufte hamas

Sondazh

Poll