Politike

"Ahmetaj po ju çjerr maskën!" Sula: Në tavolina restorantesh në Stamboll vendosej fati i një tenderi në Shqipëri

Sula tha se Ahmetaj do të jetë tmerri i mazhorancës.

30 Janar 2025, 19:35 Nga M.B
"Ahmetaj po ju çjerr maskën!" Sula: Në tavolina
Dashnor Sula

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha sot nga foltorja e Kuvendit se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj zbuloi se në tavolina restorantesh në Stamboll vendoset fati i një rrugë dhe i një tenderi në Shqipëri. Sula tha se Ahmetaj do të jetë tmerri i mazhorancës. Ai shtou se familjarët e Ahmetajt janë persekutuar që ai të heshtte.

"Mos mendoni se ne jemi kundër hekurudhës apo rrugëve, por më gjeni një kontratë të vetme ju mua që në mes të projektit nuk keni rritur financimin për së dyti. Rrugën e Elbasanit a e rritet prap ju, tuneli i llogarasë a e rritët prap. Rruga e Qafë Pllocës e keni rritur disa herë dhe këto si themi ne, por i ka thënë Arben Ahmetaj, që në tavolina restorantesh në Stamboll vendoset fati i një rrugë dhe i një tenderi në Shqipëri.

Tmerri juaj do jetë Ahmetaj, ai pavarisisht se ça ka bërë po ju çjerr maskën. Ish- gruan e tij e keni persekutuar që s’ka asnjë pikë faji, se u nda me Ahmetajn, këtë e bëni për të detyruar Ahmetajn që të heshti. Kjo nuk është çnjerëzore, jeni bërë si Enver Hoxha që të persekutonte", tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll