Bota

FOTO/ Pas lirimit të pengjeve izraelite, Hamasi konfirmon kthimin e 110 të burgosurve palestinezë

Autobusët me të burgosur palestinezë kanë arritur në Ramallah, pjesë e Bregut Perëndimor të pushtuar. 

30 Janar 2025, 18:14 Nga DOSJA
FOTO/ Pas lirimit të pengjeve izraelite, Hamasi konfirmon kthimin e 110
foto ilustruese

GAZA- 110 të burgosur palestinezë janë liruar nën masa të rrepta sigurie. Autobusët me të burgosur palestinezë kanë arritur në Ramallah, pjesë e Bregut Perëndimor të pushtuar. 

Lirimi i të burgosurve palestinezë është konfirmuar nga ana e Hamas. Kjo “lëvizje” vjen pas lirimit të tri pengjeve izraelite dhe pesë tajlandezëve. Ky është lirimi i tretë i pengjeve nga Hamasi, që kur ka nisur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit e Hamasit më datë 19 janar.

FOTO/ Pas lirimit të pengjeve izraelite, Hamasi konfirmon kthimin e 110

të burgosurve palestinezë

Sondazh

Poll