Aktualitet

‘O lumadh’, Agron Tufa pyet Spartak Brahon: Bën moralistin, ke falsifikuar dosjen në ‘80

7 Janar 2020, 16:04 Nga DOSJA
‘O lumadh’, Agron Tufa pyet Spartak Brahon: Bën moralistin, ke

TIRANË- Agron Tufa, ish-kreu i Institutit për Krímet dhe Pasojat e Komunizmit  ka akùzuar sërish deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, për aktivitetin e tij gjatë kohës së diktàturës. Në një reagim në Facebook, Tufa shkruan se Braho ka marrë në komunizëm vèrejtje disíplinore pasi ka falsífikuar një dosje gjyqèsore. “O lumadh, që na shet moral, trego të vërtetën”, shkruan Tufa.

“Një pyetje “Moralistit” Spartak Ibrahim Braho. O lumëmadh që na shet “moral” edhe më shumë se klerikët, a mund të na përgjigjesh thjeshtë e bukur: a je proceduar si gjyqtar disíplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsífikim dosjeje dhe si u mbyll ajo punë?”, është ky postimi i ish-kreut të ISKK.

Pak muaj më parë, shkrimtari, njëkohësisht dhe drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa u kërcënua me vdekje nga një mesazh në Facebook. Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik ,Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho, i cili tha se ky i fundit po nxin historinë. Pas shumë kërcënimeve Tufa është larguar në Zvicër dhe ka kërkuar azil politik. Largimi i Tufës ka ngjallur debate në vend, ku sërish ka kundër dhe pro vendimit të tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa kërcënohet agron tufa spartak braho agron tufa kërcënohet agron tufa spartak braho

Sondazh

Poll