30 Janar 2025, 09:16
Nga r.ll
pamje nga perplasja
SHBA- Të paktën tetëmbëdhjetë trupa janë gjetur të pajetë deri më tani pasi një aeroplan Air Force One u përplas me një helikopter të Forcave Ajrore të Ushtrisë pranë Aeroportit Kombëtar Ronald Reagan në Uashington. Pas përplasjes avioni i pasagjerëve dhe helikopteri përfunduan në lumin Potomac.
"Fluturimi 5342, i cili u nis nga Wichita, Kansas (ICT) për në Uashington, DC (DCA), u përfshi në një aksident," tha American Airlines në një deklaratë për shtyp, duke sqaruar se avioni i operuar nga filiali i saj PSA kishte "60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit" në bord.
Sipas të dhënave të para të lëshuara nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), avioni i pasagjerëve CRJ700 u përplas në ajër me një helikopter Sikorsky H-60 Black Hawk teksa iu afrua aeroportit Ronald Reagan në periferi të kryeqytetit. Mediat amerikane kanë publikuar edhe pamjet nga momenti i përplasjes tragjike.
Në një konferencë të mbajtur pak më herët, zyrtarët e qytetit dhe shefat e zjarrfikësve dhe policisë nuk e zbuluan numrin e viktimave, ndërsa kryebashkiakja e Uashingtonit Muriel Bowser konfirmoi vetëm numrin e pasagjerëve në aeroplan dhe helikopter.
Megjithatë, senatori Roger Marshall, i cili përfaqëson Kansasin, nga ku ishte nisur avioni i pasagjerëve Bombardier CRJ700, la të kuptohet se të gjithë në bord janë të vdekur, duke vënë në dukje gjatë një konference për shtyp se është shumë e vështirë të humbësh 60 qytetarë në të njëjtën kohë.
Bowser tha se zjarrfikësit po punojnë intensivisht në errësirë dhe të ftohtë, në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme. Operacioni pritet të zgjasë disa orë, tha shefi i zjarrfikësve të aeroportit Reagan. Operacioni përfshin 300 punonjës të ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilët po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nga avioni dhe helikopteri në ujërat e akullta të Potomac.
Të afërmit e pasagjerëve që nxituan në aeroport thanë se zyrtarët nuk iu dhanë pothuajse asnjë informacion, duke u ankuar se mësuan më shumë nga mediat. SHBA nuk ka pasur asnjë aksident të regjistruar avioni pasagjerësh që nga shkurti 2009.
aksidenti ajror ne uashington shba
Bota
30 Janar 2025, 08:45
N.F
Bernie Sanders
SHBA- Senatori Bernie Sanders i Vermontit gjatë seancës së djeshme të Senatit kërkoi Robert F. Kenned...
Bota
30 Janar 2025, 08:27
N.F
Kennedy Jr.
SHBA- Caroline Kennedy përmes një letre të martën paralajmëroi senatorët për kushëririn e saj...
Bota
30 Janar 2025, 08:10
N.F
Kennedy Jr
SHBA- Sekretar i shëndetit dhe shërbimeve njerëzore të Presidentit Donald Trump,Robert F. Kennedy Jr. në seanc&eum...
Bota
30 Janar 2025, 07:59
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me përplasjen e ndodhur në aeroportin e Uashingtonit mes një avioni d...
Bota
30 Janar 2025, 07:47
N.F
Michael Bennet dhe Robert Kennedy
SHBA- Demokratët e Senatit nxehën Robert F. Kennedy Jr. për deklaratat e tij të ndryshme të dis...
Bota
30 Janar 2025, 07:26
N.F
SHBA- CEO i Facebook, Mark Zuckerberg në një postim të publikuar së fundmi shkruan se k ndarë raportin tremujor të të ...
Bota
30 Janar 2025, 07:33
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Kryebashkiakja i DC Muriel Bowser ka konfirmuar se 64 persona ishin në bordin e avionit të American Airlines dhe tre ishin ...
Bota
30 Janar 2025, 07:24
N.F
Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të...
Bota
30 Janar 2025, 07:24
r.ll
vendngjarja
SHBA- Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcav...
Bota
29 Janar 2025, 22:47
M.B
Mark Milley
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i ka hequr personelin që i garatonte mbrojtjen dhe çertifikatën e sigurisë, ish...