30 Janar 2025, 07:24
Nga N.F
Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e universiteteve që nuk janë shtetas amerikan dhe të tjerë që morën pjesë në protestat pro-palestineze.
Plani për të luftuar antisemitizmin parashikon veprim të menjëhershëm nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar dhe vënë para ligjit ata që thyen rendin në kampuset universitare amerikane. Po ashtu, kërkohet dëbimi i të huajve që nuk janë banorë të përhershëm “që shkelën ligjet tona”, duke përmendur paralajmërimet e bëra më herët nga zoti Trump për t’u hequr vizat studentëve ndëkombëtare që morën pjesë në protestat pro-palestineze.
Grupet për mbrojtjen e të drejtëave dhe studiuesit e ligjit thanë se masa e re do të shkelte të drejtën kushtetuese për lirinë e fjalës dhe se ka të ngjarë të sjellë sfida ligjore.
"Amendamenti i Parë i mbron të gjithë në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë qytetarët e huaj që studiojnë në universitetet amerikane", citon agjencia Reuters të jetë shprehur Carrie DeCell, avokate në Institutin “Knight First Amendment” në Universitetin e Kolumbias.“Dëbimi i atyre që nuk janë shtetas për shkak të qëndrimeve politike do të ishte antikushtetues”.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike një grup në mbrojtje të të drejtave të myslimanëve tha se do të shqyrtojë mundësinë për të kundërshtuar urdhrin në gjykatë nëse zoti Trump do të përpiqej ta zbatonte atë.
Tensionet lidhur me luftën mes Izraelit dhe Hamasit çuan në protesta në kampuset universitare amerikane, përfshirë një valë kampesh pro-palestineze, që rezultuan me 3200 të arrestuar. Shumë protestues pro-palestinezë mohuan se mbështesnin Hamasin apo se ishin angazhuar në veprime antisemite, duke thënë se ata protestuan kundër operacionit ushtarak në Gazë, ku sipas autoriteteve lokale shëndetësore janë vrarë më shumë se 47 mijë vetë./ VOA
trump shba
Bota
30 Janar 2025, 07:24
r.ll
vendngjarja
SHBA- Një avion pasagjerësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcav...
Bota
29 Janar 2025, 22:47
M.B
Mark Milley
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i ka hequr personelin që i garatonte mbrojtjen dhe çertifikatën e sigurisë, ish...
Bota
29 Janar 2025, 22:35
Elon Musk
SHBA- Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për kontributin në avancimin e lirisë s&e...
Bota
29 Janar 2025, 22:30
M.B
Olaf Scholz
GJERMANIA- Në një atmosferë të ndezur parlamenti gjerman debatoi për rrugën e duhur në politikën p...
Bota
29 Janar 2025, 22:06
E. D
foto ilustruese
SHBA- Donald Trump, pas marrjes së detyrës si president zbuloi planet për të dërguar 30,000 emigrant&eum...
Bota
29 Janar 2025, 22:18
M.B
Ish-senatori Bob Menendez
SHBA- Ish-senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë ...
Bota
29 Janar 2025, 22:06
B.Z
Kristi Noem
SHBA - Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Kristi Noem shkurtoi kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bas...
Bota
29 Janar 2025, 21:55
M.B
Ahmed Al-Shaara
SIRIA- Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u em&eum...
Bota
29 Janar 2025, 21:52
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Tre skiatorë norvegjezë kanë humbur jetën në, pasi u përfshinë nga një ortek...
Bota
29 Janar 2025, 21:45
M.B
Donald Trump
SHBA- Administrata e Presidentit Trump anuloi të enjten vendimin për ngrirjen e fondeve federale, më pak se dy ditë, pasi ...