Aktualitet

FOTO/ Biznesmeni që u vrá në Rrëshen, xhaxha i Kristi Reçit, e fejuara e Greg Ramës që vdiq nga tërmeti, Rama u përlot

7 Janar 2020, 12:55 Nga DOSJA
FOTO/ Biznesmeni që u vrá në Rrëshen, xhaxha i Kristi

TIRANË– Kastriot Reçi, biznesmeni që u vrá sot në Rrëshen rezulton se është kushëriri i parë i Eduart Reçit, babait të Kristi Reçi, familja që u shua në rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës. Vetë Kastrioti, ndante lamtumirën me djalin e xhaxhait të tij, teksa e quante “kampion”. (Lexo këtu).

Eduardi 54 vjeç, Dolora 49, Kristi 25 vjeç dhe Klausi 21-vjeçarë, u larguan nga kjo botë në krahët e njëri-tjetrit mbërthyer nga frika dhe tmerri i një tërmeti që kjo familje nuk i shpëtoi dot.

Ata u nxorrën të pájetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në lagjen 18 në Durrës, pranë Kryqit të Kuq. Të parët, Kristi dhe babai i saj. Dhe pas orëve të tëra nën rrënoja u nxorrën të përqafuar nëna dhe djali. Kristi kishte mbaruar shkollën e Mjekësisë dhe shumë shpejt priste të vishte bluzën e bardhë për t’i shërbyer komunitetit.

 

Vëllai i saj i vogël, Klausi dëshironte të bëhej inxhinier dhe për këtë vazhdonte studimet. Kristi u kthye edhe në dhimbjen e madhe të djalit të kryeministrit Edi Rama, Greg Rama, i cili mori pjesë edhe në varrim. Ndërkohë që edhe kryeministri Edi Rama kur u pyet live në emision, u përlot, duke mos pranuar të fliste.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kastriot reci kristi reci vritet kastriot reci edi rama kastriot reci kristi reci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll