Bota

Përmbyset jahti në Kili, humbin jetën gjashtë persona

Autoritetet bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur të dielën në afërsi të qytetit Osorno, rreth 5 kilometra përpara se anija të arrinte në destinacionin e saj, portin e Bahia Mansa.

28 Janar 2025, 20:18 Nga E. D
Përmbyset jahti në Kili, humbin jetën gjashtë persona
foto ilustruese

KILI- Të paktën gjashtë persona humbën jetën pasi një varkë turistike u përmbys në një lumë në Kilin jugor.  Autoritetet bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur të dielën në afërsi të qytetit Osorno, rreth 5 kilometra përpara se anija të arrinte në destinacionin e saj, portin e Bahia Mansa.

Një zëdhënës i marinës kiliane i tha AFP se gjashtë persona ishin gjetur të vdekur dhe fati i një personi në bordin e anijes turistike nuk dihet ende.

“Duhet të ishin 21 persona në varkë, jo 34”, tha prokurorja Maria Angelica de Miguel për televizionin Chilevisión, duke theksuar se shumë prej tyre nuk kishin jelek shpëtimi.

Kapiteni u arrestua nga policia dhe po merret në pyetje, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

kili

Sondazh

Poll