Bota

Panik në aeroport/ Merr flakë avioni, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët, autoritetet evakuojnë 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit

Mësohet se pjesa e pasme e avionit shpërtheu në flakë pak para se avioni me 169 pasagjerë dhe 7 persona në ekuipazh të ngrihej për fluturim.

28 Janar 2025, 18:45 Nga E. D
Panik në aeroport/ Merr flakë avioni, shpëtojnë mrekullisht
pamje nga vendngjarja

KOREJA E JUGUT- Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar panik dhe kaos. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Mësohet se pjesa e pasme e avionit shpërtheu në flakë pak para se avioni me 169 pasagjerë dhe 7 persona në ekuipazh të ngrihej për fluturim. Avion kishte destinacion Hong Kongun. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan zjarrin.

koreja e jugut

Sondazh

Poll