Sport

Pas sherrit mes Conceiçao dhe Calabrias, Zlatan njofton se "gjithçka është zgjidhur"

Pas fitores së Milanit ndaj Parmës të dielën (3-2), ka ndodhur një sherr mes trajnerit portugez Sergio Conceiçao dhe kapitenit të tij Davide Calabria. Në një konferencë për shtyp, Zlatan Ibrahimovic, këshilltar special i AC Milan, njoftoi se tema ishte e mbyllur.

28 Janar 2025, 08:30 Nga DOSJA

Pas sherrit mes Conceiçao dhe Calabrias, Zlatan njofton se

ITALI - Zlatan Ibrahimovic, këshilltar special i AC Milan, siguroi të hënën se gjithçka ishte “zgjidhur” pas sherrit mes trajnerit të klubit Sergio Conceiçao dhe Davide Calabria  në bilbilin e fundit të ndeshjes kundër Parmës të dielën.

Tekniku portugez dhe kapiteni i kuqezinjve, të tërbuar nga zëvendësimi në minutën e 77-të, u përplasën në fund të përballjes mahnitëse, të fituar në kohën e shtuar nga milanezët kundër parmesanëve (3-2).

“E rëndësishme është që gjithçka ishte rregulluar para se të mbërrija në dhomat e zhveshjes. Është një gjë e mirë për ekipin që gjëra të tilla ndodhin, përndryshe do të ishte sikur (klubi) të mos kishte rëndësi.

Mund të jetë e shëmtuar, por ndodh”, tha Ibrahimovic, i pyetur për incidentin të hënën gjatë konferencës për shtyp ku prezantoi rekrutin anglez Kyle Walker. “E njëjta gjë më ndodhi në Barcelonë, Milano, Paris dhe United…”- vuri në dukje Ibrahimovic, ish-sulmues i klubit të Milanit, i njohur për temperamentin e tij të fortë.

Davide Calabria, i cili humbi shiritin e kapitenit nga portieri francez Mike Maignan në fillim të muajit, e la mënjanë incidentin, duke përmendur "një keqkuptim". “Ne e rregulluam këtë, duke parë imazhet tani, më bën të qesh”, deklaroi mbrojtësi i djathtë italian në mikrofonin e transmetuesit DAZN, ndërsa pranoi se “nuk po kalon një sezon të mirë”.

“Kur fëmijët tuaj sillen keq, ju duhet të veproni”,- tha trajneri Sergio Conceiçao. Që kur Conceiçao zëvendësoi bashkatdhetarin e tij Paulo Fonseca në fund të dhjetorit, AC Milan ka shijuar një rigjallërim në formë (i 7-ti në renditje), por është 19 pikë prapa liderit Napoli dhe është tre pikë prapa Juventusit (5-ti).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll