Aktualitet

U plágosën në minierat e “Albchrome”, dalin emrat e dy punëtorëve, cila është gjendja e tyre

7 Janar 2020, 08:22 Nga DOSJA
U plágosën në minierat e “Albchrome”, dalin emrat e

TIRANË– Altin Kola dhe Mentor Gjeta, janë dy punëtorët të cilët u plágosën në minierat e Bulqizës një natë më parë. Në një status në rrjetet sociale, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës bën me dije identitetet e dy punëtorëve të plágosur. Më tej ndër rreshta, Sindikata shkruan se Kola dhe Gjeta janë plágosur réndë dhe se aktualisht po marrin mjekimin e nevojshëm.

“Kanë mbetur të plágosur réndë dy minatorët Altin Kola dhe Mentor Gjeta. Kjo ngjarje vjen jo më vonë se dy javë nga plágosja e réndë e minátorit tjetër, Tush Asllanit. Për të gjitha áksidentet që ndodhin, faji bie mbi viktimat dhe të aksidentuarit,”- shkruhet në status, në të cilin Sindikata shton edhe se institucionet duhet të zbardhin ngjarjen dhe që faji të mos bjerë më mbi viktimën.

Reagimi i plotë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sërish në nivelin e 18-të të Minierës së Kromit të Bulqizës, në administrimin e kompanisë Albchrome, pjesë e Balfin Grup. Ky aksident ka ndodhur sonte rreth orës 20:00. Si pasojë, kanë mbetur të plágosur rëndë dy minatorët Altin Kola dhe Mentor Gjeta. Kjo ngjarje vjen jo më vonë se dy javë nga plagosja e réndë e minatorit tjetër, Tush Asllanit. Për të gjitha aksidentet që ndodhin, faji bie mbi viktimat dhe të aksidentuarit. SMBB iu bën thirrje institucioneve shtetërore të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme. Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës shpreh keqardhjen për aksidentin e ndodhur dhe iu uron shërim sa më të shpejtë dy anëtarëve tanë!

Dy minatorët u plagosën një natë më parë në minierën e kromit në Bulqizë. Ata aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkàqeve të ngjàrjes.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin kola mentor gjeta plagosen dy minatore ne bulqize altin kola mentor gjeta plagosen dy minatore ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2020, 06:26

Tiranë- Një postim në Facebook i ministres së Kulturës, Elva Margariti për 100-vjetorin e lindjes së aktorit të madh, Aleksandër Prosit, ka sjellë edhe një reag...