27 Janar 2025, 19:43
Nga M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në një adresim publik se do t’i dërgojë një kërkesë Qeverisë serbe “për ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm”.
“Sepse në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë, kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të shkarkohen dhe zëvendësohen në një ristrukturim shumë, shumë urgjent”, ka thënë Vuçiç më 27 janar.
Ai ka thënë se në tre muajt e fundit, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në të cilin kanë vdekur 15 persona, është krijuar një atmosferë që nuk është në të mirë të askujt.
“Në këta tre muaj, ne kemi dëgjuar shumë akuza kundër trupave shtetërore, thirrje për përmbysje të shtetit, kemi dëgjuar deklarata shumë të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, ka thënë ai.
Presidenti serb ka thënë se ka biseduar me përfaqësues qeveritarë dhe që ata “kanë deklaruar se kanë dëshirë të dëgjojnë palën tjetër” [studentët që po protestojnë] dhe që dëshirojnë dialog dhe bisedë.
Vuçiç ka thënë se është duke ndodhur publikimi i mëtejmë i dokumentacionit për rindërtim të stacionit hekurudhor në Novi Sad, dhe që, sipas tij, janë përmbushur të gjitha kërkesat e studentëve që po protestojnë.
“Sot veçse i kemi publikuar disa, dhe publikimi i 925 dokumenteve është në proces e sipër”, ka thënë Vuçiç në një adresim para publikut.
“I kemi ofruar të gjitha. Nuk ekziston asnjë dokument që ka të bëjë me rindërtim të stacionit hekurudhor”, ka thënë Vuçiç.
Duke folur për kërkesën e studentëve për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për sulmet ndaj studentëve, Vuçiq ka thënë se kanë nisur procedura penale kundër 37 individëve. Sa i përket përfshirjes së zyrtarëve qeveritarë në sulme, Vuçiq ka thënë se “ekziston vetëm një rast në Beogradin e ri” dhe që beson se “tashmë është zgjidhur”.
Sa i përket kërkesës së studentëve për t’i hedhur poshtë akuzat penale kundër protestuesve, Vuçiq ka thënë se ekziston dyshim i bazuar se disa prej tyre kanë kryer shkelje penale, por që është gati të nënshkruajë vendim për falje nga proceset gjyqësore, nëse nuk ka zgjidhje tjetër.
“Pyetja është nëse të gjitha këto që kemi përmbushur do të jenë mjaftueshëm që dikush të thotë se ‘të gjitha kërkesat janë përmbushur?’ Nuk jam i sigurt, por shpresoj të jetë ashtu. Por, jam i sigurt që kjo do të nisë një dialog në shoqëri, dhe që dikush prej rektorëve dhe dekanëve, dhe të gjithë të tjerët të nisin të flasin, të niset dialogu dhe kështu të nisë shërimi i shoqërisë sonë”, ka thënë Vuçiç.
Vuçiq, kryeministri serb, Millosh Vuçeviç dhe kryetarja e parlamentit Ana Bërnabiç, janë duke iu adresuar publikut në ditën kur studentët kanë organizuar bllokadë 24-orëshe në njërën prej pikave kryesore të trafikut në Beograd./ REL
serbia
Bota
27 Janar 2025, 19:23
E. D
Anija e mallrave Vezhen aktualisht është e ankoruar jashtë Karlskrona, në Suedi
SUEDI- Autoritetet suedeze kanë sekuestruar nj&eum...
Bota
27 Janar 2025, 18:46
E. D
foto ilustruese
BRAZIL- Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fl...
Bota
27 Janar 2025, 18:09
B.Z
SHBA - Presidenti Donald Trump do të nënshkruajë së shpejti disa urdhëra ekzekutivë që i japin fund programeve mbi diversit...
Bota
27 Janar 2025, 17:51
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti i SHBA Donald Trump pritet që zyrtarisht të heqë iniciativat e diversitetit, barazisë dhe përfshirj...
Bota
27 Janar 2025, 17:52
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Forcat e Armatosura izraelite (IDF) thonë se kanë kryer një sulm me dron në qytetin Tulkarem&n...
Bota
27 Janar 2025, 17:36
B.Z
Foto ilustruese
MBRETËRI E BASHKUAR - Një person në Mbretërinë e Bashkuar është infektuar me gripin e shpendëve, n&...
Bota
27 Janar 2025, 17:39
M.B
Foto ilustruese
POLONIA- Me ceremoni të shumta bota po shënon 80 vjetorin e çlirimit të kampit nazist të Aushvicit, në at&e...
Bota
27 Janar 2025, 17:21
B.Z
Foto ilustruese
ANGLI - Ndryshimi i klimës ka të ngjarë të shkaktojë një rritje të mprehtë të vdekjeve nga nxe...
Bota
27 Janar 2025, 17:20
E. D
foto nga vendngjarja
TURQI- Një zjarr ka rënë në një hotel në Antalia të Turqisë. Mediat e huaj...
Bota
27 Janar 2025, 17:18
M.B
Në këtë pamje me dron shihen palestinezët duke u kthyer nëpër vendbanimet e tyre në veri të Gazës, pas arritjes s...