Bota

VIDEO/ Përfshihet nga flakët hoteli në Turqi, tymi mbulon zonën

Ndërtesa që u përfshi nga flakët është nëntë kate dhe sipas mediave të vendit janë përdorur vinça për të shpëtuar punëtorët e bllokuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

27 Janar 2025, 17:20 Nga E. D
VIDEO/ Përfshihet nga flakët hoteli në Turqi, tymi mbulon
foto nga vendngjarja

TURQI- Një zjarr ka rënë në një hotel në Antalia të Turqisë. Mediat e huaja bëjnë të ditur se ka persona të bllokuar brenda. Megjithatë, sipas deklaratës së kryetarit të qarkut, të gjithë punëtorët e bllokuar u shpëtuan.

Ndërtesa që u përfshi nga flakët është nëntë kate dhe sipas mediave të vendit janë përdorur vinça për të shpëtuar punëtorët e bllokuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

Siç shihet në videot e postuara në rrjetet sociale, burrat kishin dalë në ballkonet e ndërtesës, duke mbuluar gojën me këmisha për të shmangur thithjen e tymit.

Katër persona, përfshirë pronarin e biznesit, u arrestuan, sipas ministrit të Drejtësisë Yılmaz Tunç. Zjarri i ri vjen vetëm disa ditë pasi një zjarr në hotel në vendpushimin e skive  në Turqi vrau 78 persona javën e kaluar. 

zjarr ne turqi

Sondazh

Poll