Bota

"24 orë protestë"/ Publikohen PAMJET nga tubimi masiv në Serbi, studentët luajnë futboll dhe gatuajnë në mes të rrugës

Ndërkohë dhjetëra pamje janë bërë virale në rrjet nga protesta e zhvilluar, ku shihet se studentët kanë filluar të gatuajnë në rrugë, ndërsa disa prej tyre luajnë futboll. Më poshtë do të shikoni disa nga pamjet të shkëputura nga protesta.

27 Janar 2025, 17:06 Nga B.Z
"24 orë protestë"/ Publikohen PAMJET nga tubimi masiv
Pamje nga protesta

SERBI - Qindra studentë serbë kanë dalë në protestë këtë të hënë, duke bllokuar kryqëzimin kryesor të Beogradit, në shenjë revolte për ngjarjen që ndodhi në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.

Studentët kërkojnë që të hidhet më shumë dritë mbi aksidentin fatal. Ata kanë vërshuar në rrugë me pankarta në duar, duke bllokuar rrugët kryesore të Beogradit me një afat 24 orësh. Mediat vendase shkruajnë se rrugët pritet të jenë të bllokuara deri më 28 janar (ditën e nesërme). Ndërkohë dhjetëra pamje janë bërë virale në rrjet nga protesta e zhvilluar, ku shihet se studentët kanë filluar të gatuajnë në rrugë, ndërsa disa prej tyre luajnë futboll. Më poshtë do të shikoni disa nga pamjet të shkëputura nga protesta.

 

proteste serbi

Sondazh

Poll