Bota

Tërmeti 4 ballë "shkund" qytetin e Bursës, banorët dalin të shqetësuar në rrugë (VIDEO)

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar shqetësim tek banorët.

27 Janar 2025, 14:15 Nga N.F
Tërmeti 4 ballë "shkund" qytetin e Bursës, banorët
Tërmet

TURQI- Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ka shkundur mesditën e së hënës qytetin e Bursas në veriperëndim të Turqisë. Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar shqetësim tek banorët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në komunën Niloufer, ndërsa është ndjerë në zonën më të gjerë të Bursës. Lëkundjet kanë ndodhur në orën 13:43 ndërkohë që Guvernatoria e Bursës ka njoftuar se nuk ka situatë negative në qytet.


“Në provincën tonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4 ballë, epiqendra e të cilit ishte rajoni ynë Nilüfer. Deri më tani nuk është raportuar asnjë lajm negativ për tërmetin”, thuhet në njoftimin përkatës.


Disa qytetarë dolën në rrugë pas tërmetit, duke shprehur kështu shqetësimin e tyre. Në të njëjtën kohë, një profesor i sizmologjisë, i cili foli për CNN TÜRK, tha se pllakat që shkaktojnë tërmetin, nën fushën e Bursës, ka potencial të prodhojë një dridhje deri në 7.5 Rihter.

termet ne turqi

Sondazh

Poll