Aktualitet

“Jetonte në érrësirë, për hákmarrje”, miku i shqiptarit që vráu vajzën dhe dhëndrrin zbulon zanafillën e krímit,

7 Janar 2020, 08:00 Nga DOSJA
“Jetonte në érrësirë, për

TIRANË– Miku i Osman Shaptafaj, i cili vrau pa méshirë të bijën dhe dhëndrrin mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, ka treguar rrënjët këtij krimi që tronditi familjen shqiptare në Australi. Në një lidhje telefonike në emisionin “Shqipëria live” në Top-Channel, miku prej 25 vitesh i autorit të krimit, Naim Flamuri është shprehur se Shaptafaj kishte ndryshuar totalisht që kur i kishin vrarë të motrën e madhe dhe jetonte për hakmarrje.

 

 

Flamuri u shpreh gjithashtu se Osmani kishte 7 vite i ízoluar dhe se një nga arsyet ë krímit mund të jetë edhe hákmarrja ndaj gruas, me të cilën ishte divorcuar. Madje ai shton më tej se e bija e ndjérë, Lindita, e kishte frikë të atin.

“Na ka trónditur të gjithëve. Kohët e fundit kércënonte, por askush s’e mendoi se do të arrinte deri këtu. S’e mendonim se do të vríste vajzën. Kjo gjë është e paarsyetueshme. Osmani ndryshoi totalisht që pasi i vranë motrën e madhe. Ja vranë me gjakftohtësi dhe për arsye banale. Që prej asaj dite, ai jetonte në errësirë të plotë dhe vetëm për hakmarrje. Kam 25-vjet që e njoh autorin e krímit. Na ka trónditur kjo ngjarje. Lindita kishte 15-vjet që nuk jetonte me babain sepse prindërit iu divórcuan. Osmani kishte 7 vite i izoluar, kisha kohë që nuk dëgjoja për të. Edhe kur takova vajzën e ndjerë, Linditën para disa kohësh dhe e pyeta se ç’bëhej me të atin, duke u dridhur më tha se as ato nuk kishin dëgjuar gjë,”– u shpreh miku i familjes, Naim Flamuri.

Ngjarja e rèndë ndodhmëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar kur babai shqiptar Osman Shaptafaj qélloi vajzën e tij 25 vjeçare Lindita Musai dhe dhëndrin e tij Veton Musai, të dy të martuar prej një viti. Pasi i mori jetèn dy të rinjve, Osmani më pas qélloi edhe veten më të njëjtën ármë por pa mundur që të ndërrojë jétë. Ai tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut dhe pritet të përballet me drejtësinë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lindita musai nai flamuri osman shaptafaj veton musai lindita musai nai flamuri osman shaptafaj veton musai

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Janar 2020, 06:26

Tiranë- Një postim në Facebook i ministres së Kulturës, Elva Margariti për 100-vjetorin e lindjes së aktorit të madh, Aleksandër Prosit, ka sjellë edhe një reag...