Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet nga shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit në Mitropolinë e Athinës, të pranishëm Mitsotakis dhe Beleri

Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të sillet në Shqipëri.

26 Janar 2025, 10:01 Nga r.ll
VIDEO/ Dalin pamjet nga shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit
pamje nga sherbesa

GREQI- Në Mitropolinë e Athinës po kryhet shërbesa e Liturgjisë Hyjnore para trupit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta paraditen e djeshme. Liturgjinë Hyjnore do ta kryesojë nënkryetari i Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Nafpaktos dhe i Shën Vlasit, Jerotheosi.

 

Pas përfundimit të saj, Kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos, do të mbajë një shërbesë për shpirtin e të ndjerit. Në këtë shërbesë ka marrë pjesë kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, presidentja e Greqisë, kryetari i PASOK-ut, Nikos Androulakis, eurodeputeti Fredi Beleri dhe politikanë tjerë të Greqisë. Trupi i ndjerë i Kryepeshkopit do të qëndrojë në Katedralen e Shenjtë të Athinës, ku do të vendoset për nderime publike deri në orët e mëngjesit të së hënës, kur do të sillet në Shqipëri.

 

mitropoli i athines vdekja e kryepeshkopit anastas janullato

Sondazh

Poll