Aktualitet

KED publikon raportin e 2019-ës dhe shkruan për përballjen Meta-Dvorani: U përballëm me shumë sfida

6 Janar 2020, 21:25 Nga DOSJA
KED publikon raportin e 2019-ës dhe shkruan për përballjen

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka publikuar raportin vjetor për vitin 2019, ku ka bërë një analizë të vitit që lamë pas. Në këtë raport theksohet se KED është gjendur përballë një numri të konsiderueshëm dhe pazakontë sfidash dhe problematikash.

Më tej shtohet se është gjetur zgjidhje, që sipas tyre zgjidhja është bërë në kohë të shpejtë, pasi  pamundësonin fillimin dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive, që i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet këtij Këshilli.

Një pjesë të mirë të raportit vjetor e zë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili është shoqëruar me përplasje të ashpra mes kreut të KED, Ardian Dvorani, dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky i fundit këmbëngul se përzgjedhja nuk është sipas ligjit.

 

 

Raporti vjetor i KED (Kliko këtu për ta lexuar të plotë)

 

Brenda shtatë ditëve nga dërgimi i listave përfundimtare të renditjes së kandidatëve, raporteve të arsyetuara për renditjen dhe akteve përkatëse të sipërpërmendura, në datën 15.10.2019, Presidenti i Republikës, me Dekretin nr.11313 ka emëruar gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese zotin Besnik Muçi, i renditur i treti në Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për vendin vakant, vakancë e plotë, të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018”, thuhet ndër të tjera në raport.

Më tej i kërkohet edhe Kuvendit të Shqipërisë që miratojë një paketë normash të reja me shtesa dhe ndryshime, mes të cilave edhe në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me kompetencat e kryetarit të KED, rregullat e funksionimit të Këshillit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ilir meta keshilli i emerimeve ne drejtesi raporti i ked ardian dvorani ilir meta keshilli i emerimeve ne drejtesi raporti i ked

Sondazh

Poll