Aktualitet

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë, ja si pritet të jetë moti ditën e sotme

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

26 Janar 2025, 07:19 Nga r.ll
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë, ja si pritet të
foto ilustruese

TIRANË- Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, pot ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

 

moti 26 janar 2025

Sondazh

Poll