25 Janar 2025, 17:23
Nga E. D
foto ilustruese
KANADA- Një shtetas gjerman është qëlluar për vdekje nga një shkëmbim zjarri në afërsi të kufirit me Kanadanë. Ai dhe shoqëruesja e tij Teresa Youngblut, një shtetase amerikane, ishin nën vëzhgim nga FBI për disa ditë. Gjithashtu Youngblut e cila ka mbetur e plagosur nga të shtënat, do të dërgohet para një gjykatësi federal në SHBA të hënën. Siç raportohet shoferi i veturës ka hapur zjarr ndaj oficerëve, kur ata po kryen një kontroll automjeti në Interstate 91 rreth 32 kilometra në jug të kufirit.
Bëhet e ditur se nga të shtënat, përveç gjermanit, i vrarë ka mbetur edhe një oficer i Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara. Sipas FBI-së, gjermani është Felix B., i cili ndodhej në SHBA me një vizë turistike të vlefshme. Akuzat kundër Youngblut përfshijnë dy pika: përdorimin e një arme vdekjeprurëse në sulmin ndaj një agjenti të Patrullës Kufitare të SHBA-së dhe përdorimin dhe shkarkimin e një arme zjarri gjatë dhe në lidhje me atë sulm.
Por, ende nuk është ngritur asnjë akuzë për vrasjen e agjentit të Patrullës Kufitare. Ndryshe, hetuesit kishin “monitoruar rregullisht” Youngblut dhe Felix B. që nga 14 janari, pasi një punonjës në një hotel ku ata po qëndronin vuri re se Youngblut ishte i armatosur. Kur u morën në pyetje nga oficerët e një agjencie federale, çifti tha se ishin në zonë duke kërkuar pasuri të paluajtshme. Ata refuzuan “pyetjet më të detajuara”. Gjatë kontrollit të veturës pas të shtënave, autoritetet gjetën telefona të mbështjellë me fletë metalike, një helmetë balistike, syze për natën, respiratorë dhe municione.
te shtena ne shba
Bota
25 Janar 2025, 16:59
Dosja
Foto ilustruese
SHBA - Një raport i ri i publikuar nga Komisioni Evropian më 14 janar, Peshkatarët e së Ardhmes , pë...
Bota
25 Janar 2025, 16:39
E. D
katër pengjeve izraelitë
IZRAEL- Pas 477 ditësh Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albagh, katër ushtarët femra t&e...
Bota
25 Janar 2025, 16:12
E.d
pengje izraelite
IZRAEL- Shtatë gra pengje izraelite të mbajtura nga Hamasi në Gaza deri më tani janë liruar si pjesë e nj&e...
Bota
25 Janar 2025, 16:24
r.ll
MAQEDONI E VERIUT- Që nga shtatori i vitit të kaluar, një 17-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka qenë cak i bullizmit, për shkak t&...
Bota
25 Janar 2025, 16:18
B.Z
Donald Trump
SHBA - Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se përsëriti kërkesën e tij për të marrë kon...
Bota
25 Janar 2025, 16:00
B.Z
Zelensky
UKRAINË - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se shpreson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të p...
Bota
25 Janar 2025, 15:50
B.Z
Senati
UASHINGTON - Pete Hegseth u konfirmua të premten si sekretari i ardhshëm i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, me një votim t&eum...
Bota
25 Janar 2025, 15:49
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ekziston një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të Shteteve t&eu...
Bota
25 Janar 2025, 15:43
E.d
pamjen nga vendngjarja
GREQI- Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër tra...
Bota
25 Janar 2025, 15:23
E. D
foto nga vendngjarja
MBRETËR E BASHKUAR- Stuhia Éowyn ishte ndoshta stuhia më e fortë që ka goditur Mbretërinë e Bashk...