Sport

Tragjedi në çiklizmin italian, 19-vjeçaren e shtyp makina!

Sara Piffer ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare pasi u përplas nga një makinë ndërsa stërvitej me vëllanë e saj, Christian, përgjatë një rruge dytësore që lidh Mezzocorona me Mezzolombardo në Itali.

24 Janar 2025, 21:36 Nga DOSJA
Tragjedi në çiklizmin italian, 19-vjeçaren e shtyp makina!

ITALI - Çiklizmi për femra vajton humbjen e një talenteje të re, një tjetër viktimë e një aksidenti rrugor që i mori jetën shumë shpejt. Mëngjesin e së premtes, më 24 janar, Sara Piffer ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare pasi u përplas nga një makinë ndërsa stërvitej me vëllanë e saj, Christian, përgjatë një rruge dytësore që lidh Mezzocorona me Mezzolombardo në Itali.

Sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, sportistja e re nga Trento, pjesë e ekipit Team Mendelspeck Ge-Man, u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 70-vjeçar, i cili po vinte nga korsia e kundërt. Shoferi i makinës kishte tentuar të parakalonte, duke hyrë në korsinë ku po kalonte çiklistja e re. Përplasja rezultoi fatale për Piffer, e cila, pavarësisht ndërhyrjes së helikopterit të emergjencës dhe përpjekjeve për ta ringjallur me një defibrilator, humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Kjo tragjedi ka tronditur jo vetëm trajnerët e çiklizmit në Trentino, por edhe të gjithë komunitetin italian të çiklizmit, që kishte parë talentin e Piffer gjatë sezoneve të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll