Bota

Meksika: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me SHBA-në për deportimet e emigrantëve meksikanë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt shprehu kënaqësinë e saj që Meksika dje pranoi katër fluturime rekord të të dëbuarve brenda një dite. Ajo shtoi se këto masa janë rivendosje e një programi amerikan që u kërkon emigrantëve të qëndrojnë në Meksikë në pritje të një përgjigjeje ndaj kërkesës së tyre për azil.

25 Janar 2025, 08:41 Nga N.F
Meksika: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me
Foto ilustruese

MEKSIKË- Qeveria meksikane tha të premten se ishte e gatshme të bashkëpunonte për të pranuar qytetarët e saj që po deportohen nga Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti Donald Trump ka premtuar një goditje ndaj emigrantëve.  Qeveria meksikane nuk ka konfirmuar as mbërritjen e fluturimeve dhe as një marrëveshje për të marrë një numër të caktuar avionësh që transportojnë të dëbuar.

"Ne gjithmonë do të mirëpresim ardhjen e burrave dhe grave meksikane në tokën tonë krahëhapur," tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se Meksika kishte marrë "katër fluturime në një ditë" të shtetasve të dëbuar.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt shprehu kënaqësinë e saj që Meksika dje pranoi katër fluturime rekord të të dëbuarve brenda një dite. Ajo shtoi se këto masa janë rivendosje e një programi amerikan që u kërkon emigrantëve të qëndrojnë në Meksikë në pritje të një përgjigjeje ndaj kërkesës së tyre për azil.

Ministria e Jashtme meksikane tha se Meksika mban marrëdhënie shumë të mira me qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe ne bashkëpunojnë me respekt për sovranitetin e tyre për një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë emigracionin. Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum këtë javë propozoi ofrimin e "ndihmës humanitare" më pas organizimin e "riatdhesimit" të të huajve që janë shënjestruar nga goditja e parë e administratës së Donald Trump.

shba meksike trump

Sondazh

Poll