Bota

Brenda tre orësh, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 49 dronë ukrainas

Sipas njoftimit të publikuar në platformën Telegram, mes orës 19:00-22:00 janë rrëzuar 37 dronë në rajonin rus Kursk, një pjesë e të cilëve mbetet nën kontroll të forcave ukrainase pas sulmit të befasishëm ndërkufitar gushtin e kaluar.

23 Janar 2025, 22:10 Nga N.F
Brenda tre orësh, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi 49 dronë ukrainas
Foto ilustruese

RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 49 dronë ukrainas u rrëzuan sot, brenda tre orëve, shumica e tyre në rajonin Kursk pranë kufirit me Ukrainën. Sipas njoftimit të publikuar në platformën Telegram, mes orës 19:00-22:00 janë rrëzuar 37 dronë në rajonin rus Kursk, një pjesë e të cilëve mbetet nën kontroll të forcave ukrainase pas sulmit të befasishëm ndërkufitar gushtin e kaluar.


Disa kanale në Telegram folën për një "numër të madh" dronësh të parë në zona të ndryshme të Kurskut. Ministria ruse e mbrojtjes raportoi gjithashtu se dronët u kapën në rajonet Bryansk dhe Belgorod, si dhe në Krime - gadishulli ukrainas që Rusia kapi dhe aneksoi në vitin 2014.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll