Bota

Steve Witkoff do mbikëqyrë përpjekjet amerikane për të kundërshtuar ambiciet bërthamore të Iranit

Witkoff i njohur për rolin e tij qendror në ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza, do të mbikëqyrë përpjekjet për të kundërshtuar ambiciet bërthamore të Iranit si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të kufizuar konfliktin në rajon, thuhet në raport.

23 Janar 2025, 19:06 Nga N.F
Steve Witkoff do mbikëqyrë përpjekjet amerikane për të
Steve Witkoff

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të emërojë të dërguarin e tij në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff si personin që do të drejtojë përpjekjet për Iranin. Lajmin e raportoi Financial Times, duke cituar burime me njohuri për këtë çështje.

Witkoff i njohur për rolin e tij qendror në ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gaza, do të mbikëqyrë përpjekjet për të kundërshtuar ambiciet bërthamore të Iranit si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të kufizuar konfliktin në rajon, thuhet në raport.


Ndërkohë, ndërsa ekipi i Trump ka përgatitur veprime për të rifilluar fushatën e "presionit maksimal" ndaj Iranit përmes sanksioneve, duket se ekziston një dëshirë për të provuar diplomacinë me Teheranin së pari.

steve witkoff

Sondazh

Poll