Politike

Padia për divorc e Ilir Metës nga Monika Kryemadhi, Gjykata e Tiranës cakton seancën e parë

Njoftohet se seanca do të zhvillohet më datë 21 shkurt ora 10:30.

23 Janar 2025, 10:26 Nga B.Z
Padia për divorc e Ilir Metës nga Monika Kryemadhi, Gjykata e
Ilir Meta, Monika Kryemadhi

TIRANË - Gjykata e Tiranës ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e padisë së divorcit mes kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorts së tij, Monika Kryemadhi. Njoftohet se seanca do të zhvillohet më datë 21 shkurt ora 10:30.

“Nisur nga interesimi i medias, që ditën e djeshme, ju bëj me dije se nga verifikimi në sistemin e menaxhimit të çështjeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, lidhur me çështjen me paditës I.M dhe të paditur M.K. Me objekt “zgjidhje martese” është caktuar seanca gjyqësore 21.02.2025, ora 10:30.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Padia për divorc është depozituar nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në gjykatë në muajin qershor të vitit 2024. Në deklaratat e tij para se arrestohej nga policia, Ilir Meta e kishte akuzuar Monika Kryemadhin për tradhti në politikë.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka mbajtur dhe postin e ish presidentit të vendit, ish kryetarit të Parlamentit ndodhet i arrestuar prej 21 tetorit 2024 dhe bashkë me Monika Kryemadhi po hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

 

ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll