Politike

Trump do të heqë “non gratën” e Berishës?/ Ish-këshilltari John Bolton: Është e mundur! Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e Biden

Diplomati amerikan komentoi edhe investimet e dhëndrit të presidentit amerikan në ishullin e Sazanit duke u shprehur se nuk sheh asnjë problem në synimin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja.

22 Janar 2025, 19:11 Nga N.F
Trump do të heqë “non gratën” e Berishës?/
Bolton

TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton është shprehur se gjatë administratës së re të Trump, ish-kryeministrit Sali Berisha mund t’i hiqet masa “non grata”. Bolton në një intervistë për gazetaren e A2 CNN Rosalba Bejdo, u shpreh se administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden.

Diplomati amerikan komentoi edhe investimet e dhëndrit të presidentit amerikan në ishullin e Sazanit duke u shprehur se nuk sheh asnjë problem në synimin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e investimeve të huaja. Ai u shpreh se politika e qeverive është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri.

Bolton theksoi se po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare dhe nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Ai tha se qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. 

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Rosalba Bejdo: Gjatë administratës Biden, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, tani lider i opozitës, Sali Berisha, u shpall “non grata”. A mendoni se administrata e re Trump mund ta anulojë këtë vendim?

John Bolton: Kjo është absolutisht e mundur. Administrata Trump ka bërë shumë për të përmbysur vendimet e administratës Biden. Ky mund të jetë një prej tyre. Megjithatë, nuk kam dëgjuar ende asgjë për këtë. 

Gazetarja Rosalba Bejdo: Kohët e fundit, në rajon kanë shpërthyer diskutime rreth investimeve të dhëndrit të Trump-it, Jared Kushner, në Shqipëri dhe Serbi. “The New York Times” ka sugjeruar se liderët e këtyre vendeve mund të jenë duke blerë ndikim tek administrata e re Trump. A shihni ndonjë lidhje këtu?

John Bolton: Nga sa kuptoj unë, politika e qeverive të këtyre vendeve është të tërheqin investime të huaja dhe shpresojnë që kjo të ndihmojë në rritjen e mirëqenies në Shqipëri. Supozoj që po ndjekin ligjet e aplikueshme shqiptare. Nëse dikush ka informacione të kundërta, le t’i paraqesë. Por është e vështirë të thuhet që qeveria nuk po ndjek një politikë të qartë dhe të mençur për të tërhequr më shumë investime të huaja. Nëse kjo është e gjitha, nuk shoh përse mund të kundërshtohet.

berisha trump john bolton

Sondazh

Poll