22 Janar 2025, 21:08
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Më 8 Janar të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi shqetësimin e shtetasit Samed Lulaj nga Kopliku, i cili tregoi se është kontaktuar nga një shtetas në Instagram dhe ky i fundit pretendonte se babai i Samedit, Qemal Lulaj, i kishte marrë 120 Euro si kapar për dhënien me qira të një makine.
Kontakti ishte bërë përmesfaqes “Autorental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk iu dha dhe qytetarit që pagoi 120 euro, i bënë bllok. Samedi tha, se i ati është 60 vjeç dhe as që merret me këtë punë.
"Stop” pa se faqja “Autorental Tirana Airport” publikon foto me makina luksi dhe vihet re, që ndryshon numrin e kontaktit, për ta pasur më të lehtë skemën e mashtrimit.
Një tjetër denoncim ka ardhur për këtë faqe nga një shtetase, që ka paguar 200 Euro për një makinë “G Class”. Kur është afruar data për të marrë makinën, i kanë thënë se ajo nuk është disponibël dhe i kanë bllokuar kontaktin.
“Edhe unë jam mashtruar nga këta persona. Në verë të të vitit 2024 doja t’i bëja tim vëllai dhuratë një makinë ‘G Class” për mbrëmjen e maturës. Kontaktova në “Instagram” kaluam komunikimin në “Whatsapp” për këtë makinë. Bëra pagesën 200 Euro, pasi bëra pagesën më vjen mesazhi që më thotë se nuk e kemi më këtë makinë, por kontakto këto dy numra të tjerë. Menjëherë më bën bllok. Nuk kisha më mundësi komunikimi fare. As makinë nuk mora dhe as lekë nuk më janë kthyer më mbrapsht. U jam drejtuar juve sepse dua që të zbulohen këta mashtrues. Nuk është e drejtë, bëjmë pagesën dhe asnjë gjë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.
“Stop” telefonoi një prej numrave që dha “Autorental Tirana airport” dhe ja çfarë u tha:
Qytetarja: Alo! Si kaluat?
Kompania X: Mirë! Si jeni ju?
Qytetarja: Më falni t’u pyes keni gjë ndonjë lidhje me këtë “Autorental Tirana Airport”, sepse më kanë dhënë këtë numrin tuaj.
Kompania X: Jo, s’kemi lidhje fare, nuk e njohim me thënë të drejtën.
Qytetarja: Më kanë dhënë numrin tuaj sepse kam bërë pagesën për të marrë një makinë…
Kompania X: Uuuu, hahaha… nuk i ke parë lajmet për këtë kompaninë? Kjo kompania vetëm merr para.
Qytetarja: Domethënë jam mashtruar dhe unë?
Kompania X: Fatkeqësisht po! Po është bërë shumë virale, e ke nëpër lajme, Klan. I delegon numrin dhe na përfshinë edhe ne në situate që s’kemi të bëjmë fare.
Në komunikimin përmes “Instagram-it”, është çuar karta e shtetasit Aleks Broqi, që rezulton në Shkodër. “Stop” kontaktoi këtë të fundit, por Broqi punonjës i nënstacionit elektrik nuk e ka idenë e kësaj situate. Ai di vetëm, që i ka humbur karta.
Aleks Broqi: Alo! Kush a?
Gazetarja: Unë jam gazetarja e emisionit “Stop”.
Aleks Broqi: Po!
Gazetarja: Aleks konkretisht me kartën tuaj të identitetit është bërë një pagesë, një lloj kapari 200 euro për një makinë me qira nga “Autorental Tirana airport”. Çfarë lidhje keni ju me këtë biznesin?
Aleks Broqi: Asnjë lloj biznesi, asilloj gjaje, asilloj lidhje në botë.
Gazetarja: Po si ka mundësi që është dhënë pasaporta juaj për të bërë këtë pagesë?
Aleks Broqi: S’e di për Zotin, mua m’u ka tret karta kaher, ma tepër nuk di kurrgja në botë.
Gazetarja: E keni denoncuar kartën?
Aleks Broqi: Jo, denoncuar nuk e kam, me të thënë të drejtën.
Gazetarja: Çfarë profesioni keni ju zoti Aleks?
Aleks Broqi: Unë jam në punë në nënstacion elektrik.
Gazetarja: Keni ndonjë dijeni, ndonjë person që merret me makina me qira në rrethin tuaj shoqëror ose familjar?
Aleks Broqi: Jo për Zotën s’e di.
Kështu duket se “Autorental Tirana Airport” përdor një skemë të mirëfilltë mashtrimi dhe vjedhjeje të qytetarëve./tvklan.al
makinat me qira
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:52
N.F
pamje nga mesha
TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur një lutje për festën e Shën Anastas Persianit. Mësoh...
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:54
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ashtu siç kuptohet edhe nga dosja ‘Metamorfoza’ ku Ibrahim Lici kërkohej me çdo kusht për ...
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:54
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni Fiks Fare solli fakte të pakundërshtueshme se familja Mataj ka ngujuar fisin Hasaj pas vrasjes së djal...
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:39
r.ll
ibrahim lici
TIRANË- Por a ishte një person i tretë në makinën me të cilën udhëtonin viktimat e atentatit Hamza Li...
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ajo që duket se e bën edhe më intriguese masakrën e Dobraçit dhe prapaskenat që lidhen me t&eu...
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:27
r.ll
hamza lici,arlind bushati
TIRANË- Nëse gjithmonë do i besojmë faktit që ata u qëlluan nga makina ‘Land Rover’ e n...
Aktualitet
22 Janar 2025, 20:23
r.ll
viktimat dhe makina e autoreve
TIRANË- Edhe pse në fillim u raportua për një aksident tragjik, në fakt plumbat e shumtë t&eum...
Aktualitet
22 Janar 2025, 19:55
r.ll
pamje te viktimave dhe vendngjarjes
TIRANË- Masakra e Dobraçit ku humbën jetën si pasojë e një atentati, Hamza Lici, Arlind...
Aktualitet
22 Janar 2025, 19:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon le...
Aktualitet
22 Janar 2025, 19:06
r.ll
basha, vasili
TIRANË- Gazetarja Anila Basha ka mbështetur publikisht Eni Vasilin nëse ajo zgjedh të marrë pjesë në gar&...