Bota

"Bashkëpunim në krime lufte!" Franca lëshon një urdhër-arrest të ri për Bashar al-Assad 

Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.

22 Janar 2025, 08:37 Nga M.B
"Bashkëpunim në krime lufte!" Franca lëshon një
Bashar Al-Assad

PARIS- Autoritet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime lufte, veçanërisht fillimin e një sulmi të qëllimshëm ndaj civilëve. Mandati u dha më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour, një franko-sirian, i cili u vra më 7 qershor 2017 në një sulm me bomba në Siri.

Ky është urdhër-arresti i dytë i lëshuar nga gjyqtarët francezë, për ish-udhëheqësin sirian, i cili u rrëzua në fillim të dhjetorit 2024 nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga islamisti Hayat Tahrir al-Sham. Në nëntor 2023, gjykatësit francezë lëshuan një urdhër-arrest të parë kundër Bashar al-Assad me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte.

Ai pasoi një hetim francez për sulmet kimike në Douma dhe rrethin e Ghouta Lindore në gusht 2013 që vranë më shumë se 1,000 njerëz. Qeveria e Asadit në të kaluarën ka mohuar përdorimin e armëve kimike kundër kundërshtarëve të saj në luftën civile, e cila shpërtheu në mars 2011.

bashar al-assad

Sondazh

Poll