Bota

“Ne jemi groenlandezë, nuk duam të jemi amerikanë”, Mute Egede: E ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset në Groenlandë

Kryeministri theksoi sërish se ata nuk duan të jenë amerikanë. Ai shtoi se e ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset në Groenlandë.

21 Janar 2025, 17:14 Nga N.F
“Ne jemi groenlandezë, nuk duam të jemi amerikanë”,
Egede


SHBA- Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e Donald Trump një ditë pas inaugurimit të presidentit amerikan. Kryeministri theksoi sërish se ata nuk duan të jenë amerikanë. Ai shtoi se e ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset në Groenlandë.

"Ne jemi grenlandezë, nuk duam të jemi amerikanë. E ardhmja e Groenlandës duhet të vendoset në Groenlandë," tha Mute Egede në një konferencë shtypi duke pranuar se situata është "e vështirë".


Më herët sot, ministri i jashtëm i Danimarkës theksoi se asnjë vend nuk mund të shkojë për të përdorur Groenlandën. Presidenti amerikan shkaktoi shqetësim në fillim të janarit kur refuzoi të përjashtonte një ndërhyrje ushtarake për të vënë nën kontrollin e SHBA-së Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë.

mute egede

Sondazh

Poll