Bota

29,000 vizitorë çdo ditë pas rihapjes së kishës Notre Dame

Mbrëmjet e së enjtes, kur shërbimi zgjatet, numri shkon deri në 30,000, krahasuar me 23,500 vizitorë para zjarrit.

21 Janar 2025, 16:17 Nga N.F
29,000 vizitorë çdo ditë pas rihapjes së kishës Notre
Notre Dame

PARIS- Një muaj pas rihapjes së Notre Dame, pesë vjet nga zjarri shkatërrues i 15 prillit 2019, monumenti ikonë ka tërhequr tashmë 860,000 vizitorë. Shifrat janë mbresëlënëse, pasi afërsisht 29,000 njerëz kalojnë nëpër portat e tempullit çdo ditë. Mbrëmjet e së enjtes, kur shërbimi zgjatet, numri shkon deri në 30,000, krahasuar me 23,500 vizitorë para zjarrit.

Ky rikthim u menaxhua me organizim të shkëlqyer. Rreth 300 vullnetarë sigurojnë rrjedhën e qetë të 32 vizitorëve që hyjnë ose dalin nga kisha çdo minutë. 60% e biletave janë në dispozicion online një ose dy ditë para vizitës, ndërsa pjesa e mbetur prej 40% janë në dispozicion ditën. Kohëzgjatja mesatare e vizitës është 32 minuta, megjithëse besimtarët që marrin pjesë në shërbime qëndrojnë deri në 1.5 orë.

notre dame

Sondazh

Poll