Bota

Bie një zjarr në një fabrikë nafte në Rusi nga rrënojat e një droni ukrainas (VIDEO)

Siç raporton guvernatori i rajonit Aleksandër Gushev në postimin e tij në platformën Telegram, rajoni ishte në shënjestër të disa UAV-ve ukrainase të cilat u kapën nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

20 Janar 2025, 22:58 Nga N.F
Bie një zjarr në një fabrikë nafte në Rusi nga
Zjarri

RUSI- Mbetjet nga një mjet ajror pa pilot (UAV) ukrainas shkaktuan një zjarr të hënën vonë në një fabrikë nafte në rajonin Voronezh të Rusisë. Siç raporton guvernatori i rajonit Aleksandër Gushev në postimin e tij në platformën Telegram, rajoni ishte në shënjestër të disa UAV-ve ukrainase të cilat u kapën nga sistemet e mbrojtjes kundërajrore.

Mbeturinat nga njëra prej tyre ranë në një rezervuar të naftës, tha ai, duke shkaktuar një zjarr. Zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa nuk raportohet për viktima. Javën e kaluar, një zjarr shpërtheu në të njëjtin vend për shkak të një sulmi të nisur nga forcat ukrainase me dronë.

rusi

Sondazh

Poll