Bota

VIDEO/ Senatori demokrat i Pensilvanisë "godet" me zgjedhjen e tij në veshje, tërheq vëmendjen me stilin e tij sportiv në ceremoninë e inagurimit të Trump

Në temperatura të ulëta Fetterman ka vendosur të sfidojë të ftohtin dhe të vishet me pantallona të shkurtra. Duhet theksuar se ka thyer edhe "stilin" krahasuar me të ftuarit e tjerë të cilët ishin të kollarisur dhe në formën e tyre me të mirë pasi ndodheshin në ceremoninë e betimit të presidentit të vendit.

20 Janar 2025, 18:33 Nga N.F
VIDEO/ Senatori demokrat i Pensilvanisë "godet" me zgjedhjen e
John Fetterman

SHBA- Senatori demokrat i Pensilvanisë, John Fetterman ka tërhequr vëmendjen e mediave për zgjedhjen e tij në veshje gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Në temperatura të ulëta Fetterman ka vendosur të sfidojë të ftohtin dhe të vishet me pantallona të shkurtra. Duhet theksuar se ka thyer edhe "stilin" krahasuar me të ftuarit e tjerë të cilët ishin të kollarisur dhe në formën e tyre me të mirë pasi ndodheshin në ceremoninë e betimit të presidentit të vendit.

Fetterman kishte veshur me pantallona të shkurtra ngjyrë gri, një xhup të zi dhe këpucë sportive. Ai u dallua në turmën e zyrtarëve me kravatat e tyre elegante dhe kostumet e errëta. Fetterman thuhet se është takuar me Trump javën e kaluar në Mar-a-Lago dhe ka thënë se do të ishte i hapur për të mbështetur disa nga zgjedhjet e stafit të administratës së tij.

 

john fetterman

Sondazh

Poll