16 Janar 2025, 22:45
Nga I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se çwshtja “Xibraka” ka përmasa tw mwdha penale dhe politike. Gjatë intervistës në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, Hoxha deklaroi se kjo çështje lidhet me dosjen e famshme 335, e regjistruar më 18 dhjetor 2014, pas një njoftimi nga autoritetet gjermane për hetimin e një organizate kriminale që trafikonte kokainë nga Amerika Latine në Gjermani përmes Shqipërisë.
Hoxha theksoi se laboratori i zbuluar në zemër të vendit kishte një infrastrukturë të sofistikuar dhe përfshinte figura me lidhje të fuqishme. Sipas Hoxhës operacioni u zhvillua në kushte urgjente për të shmangur humbjen e provave, pasi organizata kishte nisur të shkatërronte gjurmët.
'Kemi të bëjmë me një çështje penale që është dosja ose procedimi i famshëm 335, fraksion 1, se u fraksionua. Kjo është penale dhe është edhe çështja politike që është dhe çështja që shpjegoi zoti Bardhi. Unë do ta kthej në kontekst që edhe publiku ta kuptojë se çfarë ndodhi në atë kohë dhe pse ka rrjedhur gjithë kjo pasojë mbrapa. Autoritetet gjermane, në datën 17 dhjetor të vitit 2014, kanë njoftuar prokurorinë për krimet e rënda në atë kohë për një hetim që ata kishin në lidhje me një organizatë kriminale, e cila po trafikonte dhe po kërkonte të trafikonte sasi më të mëdha se ç’kishte trafikuar, të kokainës, e cila kishte si origjinë Amerikën Latine, futej në territorin e Shqipërisë, përpunohej dhe pastaj ajo trafikohej në Republikën Federale të Gjermanisë.
Menjëherë autoritetet tona, prokurori që u vu në dijeni për këtë çështje, në bashkëpunim edhe me autoritetet gjermane, sigurisht që gjermanët ishin skeptikë, kërkuan të vinin vetë dhe erdhën vetë në Shqipëri dhe kërkuan dhe ata, në bazë të informacionit që ata kishin, ta shikonin dhe ata vetë dhe ta mbikëqyrnin njëkohësisht edhe për të parë nëse ishte e vërtetë se personat e përfshirë në këtë organizatë kriminale, që kanë krijuar një infrastrukturë kaq të madhe brenda territorit, kanë një mbështetje e cila vjen nga autoritetet lokale apo kemi të bëjmë thjesht me një organizatë e cila ka çarë sistemin dhe ka operuar aty.
Ky nuk është se ishte laboratori i parë, ka pasur raste të tjera të laboratorëve të kokainës në Shqipëri që i kam ndjekur vetë, por rasti konkret ishte që kemi të bëjmë me një laborator që është në zemër të Shqipërisë, i cili ka infrastrukturë shumë më të mbrojtur se herët e tjera dhe ka të përfshirë personazhe shumë të rëndësishëm për lidhjet që ata kishin. Dhe çfarë ndodh? Në datën 18 është regjistruar procedimi 335. Prokurori që ka marrë çështjen, se dhe ai pati pasoja, ai e ka bërë bashkëpunimin me autoritetet gjermane dhe është kërkuar që të mbahej në mbikëqyrje rrjeti për të kuptuar se kush është pas saj, madje është kërkuar të lihet qoftë edhe një ngarkesë, të përpunohet dhe të dalë, të shkojë në destinacion për të zbuluar të gjithë sistemin nga hynë dhe ku e çon.
Dhe çfarë ndodh? Papritmas, teksa autoritetet gjermane dhe prokurori ynë kishin avancuar në këtë histori, bëhet një ndryshim i çështjes dhe prokurori që e hetonte dhe bashkëpunonte me gjermanët largohet, çështjen e merr dikush tjetër dhe ndodh që operacioni që iu vu emri ‘Xibraka’, që ka ndodhur vetëm 3 javë e gjysmë më vonë, shumë shpejt, gjermanët nuk e kërkuan këtë gjë, ka ndodhur më 14 janar të 2015, dhe ka ndodhur shpejt sepse, edhe pse objekti ishte nën mbikëqyrje, rrezikohej të humbiste dhe ajo pjesë që kishte ngelur, sepse u shpërndanë personazhet kryesore të historisë, ikën një pjesë e mirë e parave, rrezikonin të iknin laborantët që ishin kolumbianët që kishin ardhur aty, dhe madje, për të qenë diskret dhe për të qenë të sigurt në provat që gjendeshin aty brenda, sepse Shqipëria në atë kohë nuk kishte këto laboratorë që ka sot në dispozicion SPAK, atëherë prokurori i çështjes, prokurori shqiptar, ka marrë kampione të kimikateve që ka gjetur aty dhe ua ka dhënë autoriteteve gjermane që ata të bënin ekspertizën, dhe nëse kjo ekspertizë nuk do të ishte bërë në Gjermani, ne do të viheshim para faktit që aty nuk do dilte kokainë fare. Operacioni është bërë në nxitim dhe ata kuptuan që janë dekonspiruar, sepse personazhet shqiptarë që ishin përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar po shpejtonin të fshinin gjurmët, dhe historia më pas u mbyll. Personi kryesor, thuhet aty, ishte Ilir Hyseni. Ne dimë shumë personazhe të tjerë, por Ilir Hyseni mori “faturën”, u shpreh Hoxha.
artan hoxha
Aktualitet
16 Janar 2025, 22:37
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me aktakuz...
Aktualitet
16 Janar 2025, 22:15
B.Z
Dumani, Alibej, Runaj
TIRANË - Gazetarja, Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me dëshminë e të penduarit t&...
Aktualitet
16 Janar 2025, 21:44
B.Z
Anila Hoxha
TIRANË - Gazetarja Anila Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili &e...
Aktualitet
16 Janar 2025, 21:32
E.d
foto ilustruese
VLORË- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali në Vlorë, ku...
Aktualitet
16 Janar 2025, 21:01
B.Z
Qytetarja
TIRANË - Qerime Bomi është një ish-e përndjekur politike në vitin 1972 për agjitacion dhe propagandë. N&e...
Aktualitet
16 Janar 2025, 20:57
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Fiks Fare” ka trajtuar sot rastin e një agjencie punësimi që mashtronte njerëzit p&e...
Aktualitet
16 Janar 2025, 18:58
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri njoftoi se mbrëmj...
Aktualitet
16 Janar 2025, 18:38
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për arratisje nga arresti shtëpiak, pasi...
Aktualitet
16 Janar 2025, 18:35
b.z\
Ishulli i Sazanit
TIRANË - Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhë...
Aktualitet
16 Janar 2025, 17:53
B.Z
Eriselda Bala
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 janar vendimmarrjen në çështje...