Aktualitet

“Liridona ia fali”! avokati i familjes Ademaj: Fëmijët ndodhen në institucion, pasi familja e Naimit dezinformoi shtetin suedez

Syla në një lidhje me skype në emisionin e Top Story në Top Channel tha se është e rëndësishme që hetimet kanë dalë me aktakuzë, se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për vrasje të rëndë.

16 Janar 2025, 22:37 Nga E. D
“Liridona ia fali”! avokati i familjes Ademaj: Fëmijët
foto nga emisioni

TIRANË- Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me aktakuzat ndaj autorëve. Syla në një lidhje me skype në emisionin e Top Story në Top Channel tha se është e rëndësishme që hetimet kanë dalë me aktakuzë, se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për vrasje të rëndë. Avokati gjithashtu shprehet se fëmijët janë në Suedi nën kujdestarinë e shtetit suedez. 

"Për ne është e rëndësishme që hetimet kanë dalë me aktakuzë, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për vrasje të rëndë. Akti u krye prej çrregullimeve familjare mes njëri tjetrit krijimi i një atmosfere, ka dashur të lirohet nga jeta e Liridonës. Sipas aktakuzës dhe deklaratës së vet, ka pasur problem bashkëshortor e cila është shkaktuar nga Naimi, Liridona edhe pse ia ka falur, ka nisur me pyetje dhe xhelozi ku Naimit i është bërë jeta e padurueshme dhe ka dashur të gjejë mënyrën më të mirë që të lirohet nga Liridona. Fëmijët kanë lindur në Suedi dhe kanë pasaportë suedeze, më i madhi është 6 vjeç. Fëmijët janë në Suedi nën kujdestarinë e shtetit suedez, janë në institucion pa familjarët e vet, i janë dhënë familjes së Naimit në fillim, por shteti suedez konstatoi dezinformata nga ana e familjes drejt shtetit suedez," tha avokati.

liridona ademaj leutrim syla naim murseli

Sondazh

Poll