Evropa shqyrton sekuestrimin e pasurive të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën
foto ilustruese BRUKSEL- Në Perëndim po rritet mbështetja për sekuestrimin e pasurive ruse në vlerë prej qindra miliarda doll...
Finlanda, që ndan kufirin më të gjatë që Bashkimi Evropian ka me Rusinë, iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s më 2023.
FINLANDA- Reformat e planifikuara në ushtrinë ruse, përkatësisht rritja e numrit të ushtarëve për 30 për qind, paraqesin kërcënim për NATO-n dhe për këtë duhet të rritet vigjilenca. Kështu tha më 16 janar shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Finlandës, Pekka Turunen.
Finlanda, që ndan kufirin më të gjatë që Bashkimi Evropian ka me Rusinë, iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s më 2023.
Pas saj, edhe Suedia fqinje iu bashkua aleancës në mars 2024. Që të dy shtetet nordike bënë këtë hap në përgjigje të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Shërbimi i inteligjencës ushtarake, që udhëhiqet nga Turunen, në rishikimin vjetor të publikuar të enjten, tha se Moska ka njoftuar se planifikon të bëjë reforma në ushtrinë e saj në fund të vitit 2026.
“Po, ky është kërcënim për NATO-n, veçmas nëse ky plan zbatohet”, tha Turunen për Reuters, duke shtuar se ai mendon se Rusia ka gjasa reale që të arrijë qëllimet e saj deri në vitin 2030.
“Ne duhet të reagojmë, në kuptimin që ne na duhet të jemi më vigjilentë”.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha dhjetorin e vitit të kaluar se Moska duhet të jetë e gatshme që të luftojë me NATO-n në Evropë në dekadën e ardhshme. Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur në të njëjtin takim, deklaroi se udhëheqësit perëndimorë “thjesht po e frikësojnë popullatën e tyre se ne do të sulmojmë dikë, duke përdorur pretekstin e kërcënimit mitik rus”.
Turunen tha se Rusia synon të rrisë për 30 për qind numrin e trupave të saj, që do të bënte që numri i përgjithshëm i ushtarëve të arrinte në 1.5 milion.
Numri i ushtarëve rusë të vendosur në afërsi të Finlandës mund të dyfishohet apo trefishohet krahasuar me periudhën para nisjes së luftës në Ukrainë, tha Turunen./REL
foto ilustruese BRUKSEL- Në Perëndim po rritet mbështetja për sekuestrimin e pasurive ruse në vlerë prej qindra miliarda doll...
foto ilustruese GAZA- Mbrojtja civile në Rripin e Gazës ka njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave që janë vrarë në...
Foto ilustruese ANGLI- Instituti për Kërkimin e Politikave Publike, IPPR është shprehur se një rënie e tregtisë s&e...
LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se një “krizë e momentit të fundit” ...
Foto ilustruese TURQI- 19 persona kanë humbur jetën pas konsumimin e alkoolit të falsifikuar në Stamboll në 72 orët e fundi...
Foto ilustruese RUSI- Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia po planifikon sulme terrori kundër shënjestrave të...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumire mbrëmjen e së mërkur&eum...
Foto ilustruese SHBA- Ngrënia e sasive të mëdha të mishit të kuq të përpunuar lidhet me një rrezik më...
donald trump SHBA- Lista e të ftuarve të Donald Trump për inaugurimin e tij më 20 janar si president i SHBA-së ...
Kickl AUSTRI- Negociatat e koalicionit midis FPÖ dhe ÖVP po përparojnë në Austri. Për liderin e FPÖ-së Kickl, kance...