15 Janar 2025, 19:20
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sot nëpërmjet rrjeteve social lidhur me kontrollet e radhës të ushtruara nga SPAK në apartamentet e Ajola Xoxës. Berisha shkruan se e vërteta është se fshehtësia e apartamentit të padeklaruar ishte absolute.
Ai shton se për ekzistencën e tij dinin vetëm dy persona mbi dhe: Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, dhe askush tjetër. Berisha thotë se çelësat e apartamentit-kasafortë i kishin vetëm ata të dy. Sipas tij, ajo që ra në sy te banorët e pallatit, që në momentin e kontrollit u rrethua pëllëmbë për pëllëmbë nga policia, ishte se, teksa hynin në pallat skapistët, Veliaj po dilte nga garazhet e pallatit i qetë.
POSTIMI:
Intriga në pallatet e pushtetit të krimit. Mehmetin e vrau Fiqireti? Erionin e “vrau” Ajola! Ose për të qenë më të saktë, Ajola si Fiqireti, Erioni si Mehmeti! Miq, nga viti 1981 i vrasjes së Mehmet Shehut, numrit dy të regjimit të Enver Hoxhës, në pallatet e pushtetit të krimit po përsëritet një skenar identik me numrin dy të regjimit të Edi Ramës, por kësaj radhe jo me ekzekutim fizik, por me ekzekutim publik “politik” të Erion Veliajt, pasardhësit të fuqishëm të Edi Ramës dhe hajdutit më të shpërfytyruar në historinë e kryeqytetit të vendit. Ngjarjet, ndonëse kanë mes 44 vite, ngjasojnë fort me njëra-tjetrën.
Kështu, për të larë duart pas vrasjes së Mehmet Shehut, regjimi deklaroi se ai vrau veten. Kurse Rama, në rastin e ekzekutimit politik të Veliajt nga “koleget” e tij skapistë, lau duart si Pilati me deklarata se SPAK-u është i pavarur. Në rastin e Mehmetit, askush nuk e besoi se ai vrau veten; të gjithë ishin të bindur se e vrau Enveri, por, megjithë dyshimet se Mehmetin e vrau në gjumë Fiqireti, asnjë nuk dinte emrin e xhelatit të tij. Atë emër e mori me vete në varr Mehmet Shehu. Por ajo që dihet mirë është se Fiqireti bashkëpunoi me regjimin.
Kurse në rastin e Lal Vjedhësit, dmth të ekzekutimit të tij politik, xhelatin e zbuloi vetë Erion Veliaj. Ai, pasi doli nga pesë orë kacafytje me “koleget,” gjeti se Rama kishte përdorur Veliajn kundër tij, njëlloj si Enveri Fiqiretin kundër Mehmetit. Ai tha se SPAK-u i kolegëve ishte sjellë si zyrë Gestapoje apo Sigurimi ndaj familjarëve dhe u ishin marrë deklarata nën terror. Në të vërtetë, pohimet e Ajolës ishin një mal me akuza, fakte e dokumenta kundër tij.
Le të kthehemi te bastisja e djeshme e apartamentit super të fshehtë të cash-it dhe veprave të artit me vlera shumë milionëshe dhe videove të shfrenuara. E vërteta është se fshehtësia e atij apartamenti ishte absolute. Për ekzistencën e tij dinin vetëm dy persona mbi dhe: Eri dhe Ajola, dhe askush tjetër. Çelësat e apartamentit-kasafortë i kishin vetëm ata të dy. Ajo që ra në sy te banorët e pallatit, që në momentin e kontrollit u rrethua pëllëmbë për pëllëmbë nga policia, ishte se, teksa hynin në pallat skapistët, Veliaj po dilte nga garazhet e pallatit i qetë dhe pa i hyrë ferra në këmbë. Kurse Fiqireti vdiq në burg, ndërsa Lali Vjedhësi u bë kurban për Olsin!
sali berisha
Politike
15 Janar 2025, 18:51
M.B
Edi Rama, Jared Kushner dhe Ivanka Trump
TIRANA- Qeveria i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë amerikane “Atlan...
Politike
15 Janar 2025, 18:54
B.Z
Foto ilustrues
TIRANË - GJKKO ka marrë këtë të mërkurë vendimin për ish-krybashkiaken e Patosit, Rajmonda Bali...
Politike
15 Janar 2025, 18:34
Kryeministri Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në lidhje me marrëveshj...
Politike
15 Janar 2025, 18:05
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu i ftuar n...
Politike
15 Janar 2025, 17:58
E. D
Fatmir Mediu
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deklaroi se drejtësia e re po bën “gjueti politike”. Mediu i ...
Politike
15 Janar 2025, 17:51
M.B
Moment nga firmosja
ABU DHABI- Shqipëria, Itaila dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot në Abu Dhabi një marrëveshje të...
Politike
15 Janar 2025, 17:29
Foto ilustruese
KOSOVË - Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar të mërkurën vendimin e autoriteteve t&...
Politike
15 Janar 2025, 16:55
M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Politike
15 Janar 2025, 16:51
Elton Qyno
Olta Xhaçka
TIRANA- Vënia në sekuestro prenventive nga SPAK, e një sipërfaqe toke prej 5512 m2 në Gjilekë të...
Politike
15 Janar 2025, 16:39
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj ekonomik, në 100 ditët e para të qeverisjes së saj, me r...