Politike

"Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA përzgjodhi Shqipërinë për investim strategjik

Ndër të tjera ai shprehet se qeveria amerikane së fundmi ka njoftuar se Shqipëria është përzgjedhur për një investim të madh në fushën e energjisë.

15 Janar 2025, 18:34 Nga DOSJA
"Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Rama i
Kryeministri Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në lidhje me marrëveshjen strategjike me Italinë dhe Emiratet për zhvillimin e kabllove nënujore të energjisë së ripërtëritshme, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Në një reagim në rrjete sociale, kreu i qeverisë ka pikasur vetëm dy komente, “Rama veç me arab ka mbet. Pse nuk bën biznese me Evropën dhe me Amerikën” të cilave ju është përgjigjur se kjo nuk është e vërtetë sepse shumica e investimeve të huaja në vendin tonë sipas tij janë nga SHBA dhe Amerika, ndërsa shton se edhe projektet e qeverisë shqiptare financohen nga Perëndimi. Ndër të tjera ai shprehet se qeveria amerikane së fundmi ka njoftuar se Shqipëria është përzgjedhur për një investim të madh në fushën e energjisë.

Reagimi i plotë:

“Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja ‘Rama ka mbetur vec me arabë’. Për këdo ta ketë nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme ku ishim mes arabëve dhe italianëve. Dhe Italia është nga Evropa apo jo Fatos, Simon. E dini sa biznese bëjnë investitorët e huaj në Shqipëri? Mbi 1 miliard euro. E dini nga vijnë? Evropë, Amerikë shumica dërrmuese. Po ne si qeveri sa projkete bëjmë dhe e dini nga vijnë? Nga Evropa thuajse të gjitha. Qeveria amerikane na njoftoi pak ditë më parë se ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë. E vërteta është që siç kemi çuar në tjetër nivel marrëdhënien me Evropën dhe Amerikën, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe, sidomos me Emiratet e Arabisë Saudite. Është një marrëdhënie pozitive dhe krejt e pashfrytëzuar në të shkuarën. Faleminderit që u bëtë sebep për këtë shkëmbim ‘sy më sy’. Nuk ka nevojë të më doni për të marrë informacionet që të doni. Merrni informacionet dhe doni kë të doni.”, u përgjigj Rama dy komentuesve në rrjetin e tij social Facebook.

edi rama marreveshje

Sondazh

Poll