Aktualitet

Frikë nga gjakmarrja? Ngujohet familja Hasaj pas vrasjes së Ramazan Matajt! Babai i autorëve: Më ka rënë bombë

Hasaj theksoi se fëmijët e tij kishin qenë shokë klase me viktimën dhe se ngjarja e ka tronditur familjen e tij.

15 Janar 2025, 14:02 Nga I.A
Frikë nga gjakmarrja? Ngujohet familja Hasaj pas vrasjes së Ramazan
Ramazan Mataj

SHKODËR- Vrasja e të riut Ramazan Mataj në Shkodrës, ka rikthyer frikën e fenomenit të gjakmarrjes. Familja Hasaj janë futur në ngujim prej disa ditësh, nga frika e gjakmarrjes. Babai Rustem Hasaj, shprehu pendesën e thellë për ngjarjen ku janë përfshirë djemtë e tij. Hasaj theksoi se fëmijët e tij kishin qenë shokë klase me viktimën dhe se ngjarja e ka tronditur familjen e tij.

Unë jam Rusem Hasaj nga fshati Dragoç. Babai i dy djemve që janë të arrestuar. Sot me këtë fatkeqësi që na kanë ndodhur dy palëve, unë e kam bërë dhe një deklaratë, kam kërkuar ndjesë fshatit, familjes, fisit. Sot kam nevojë për shtetin, kam nevojë për individin, se më ka lënë me 4 fëmijë, jam në gjendje ekonomike shumë të dobët. Prandaj ju falënderoj juve si gazetarë që keni ardhur.  Nuk kam asnjë lloj dijenie, por e ka çuar Zoti të ndodhë, rreziku im dhe i tij. Kjo më ka rënë bombë në shtëpinë time. Ka ardhur e papritur. Jam vetë i shtati, kam një grua të sëmurë. Kam nusen e djalit, kam 4 fëmijët e djalit që i kam sot në mbijetesë se nuk jam i zoti as me i fitu bukën, as me i marr ilaçet, as me i çuar në shkollë, se nuk kam asnjë të ardhur, as asistencë, as ndihmë prej shtetit. Unë jam në ngujim, ka mbas dy ditëve që e kam marrë vesh nëpërmjet mediave, nëpërmjet shtetit. Unë jam i ngujuar. Jam në gjendje të mjeruar nga ana e ekonomisë. Kurrkujt mos i raft kjo punë”, tregoi ai.

Kryetari i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Shqipërisë, Dedë Shullani, ishte i pranishëm në zonë, ku takoi familjen e autorëve. Shullani thekson se po punohet që të rifillojë komunikimin mes familjeve në mënyrë që kjo tragjedi të mos përshkallëzohet më shumë.

“Kjo është fatkeqësi, nuk e do kurrkush që t’i ndodhë ky problem. Ne si shoqatë pas një jave dolëm dhe komunikuam me familjen që i ka ndodhur problemi dhe fatkeqësia me qëllim që mes dy familjeve me kalimin e kohës dhe me qetësimin e gjendjes me ulur komunikimin e këto dy familjeve që ta rrisim një pikë qëllimi që t’i lemë familjet të jetojnë në paqe. Familja e tij ishte në një gjendje katastrofike, njerëz me probleme ekonomike, pa shtëpi, pa ekonomi. Sipas dijenisë së babait, thoshte nuk jam në dijeni për ngjarjen që më ka kryer fëmija. Ishte i përulur, ishte i mërzitur, edhe nuk e di çfarë të them, por një familje në gjendje shumë të lodhur ekonomike. Ne si misionarë deri në fund nuk do t’i ndajmë vizitat në këto familje derisa të gjejmë një rrugë komunikimi për të mirën e të dyja palëve”, tha ai.

Ngjarja që tronditi Shkodrën ndodhi mëngjesin e 5 janarit, ku trupi i viktimës u gjet në makinë nga banorë të lagjes. Nga dëshmia e autorëve, 33-vjeçarit i ishtë ngritur kurth me anë të një profili të rremë të një vajze. Mataj u nxorr në prit, ku u qëllua me 9 plumba brenda makinës së tij. Ndërkohë kamert e sigurisë kanë kapur momentin ku autorët ikën nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre. Konflikti i tyre kishte nisur prej vitesh. Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime.

ramazan mataj rusem hasaj

Sondazh

Poll