Aktualitet

U gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall-Bastar, ekzaminimi mjeko-ligjor: 81-vjeçari është goditur me sende të forta në kokë!

Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë me dije se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

15 Janar 2025, 10:46 Nga N.F
U gjet i pajetë në oborrin e banesës në Zall-Bastar,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 81-vjeçar është gjetur i pajetë dy ditë më parë në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar. Në lidhje me ngjarjen policia ka bërë me dije se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor ka rezultuar se viktima ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës.

Më tej dyshohet se plagët janë të shkaktuara nga goditje me sende të forta. Policia bën me dije se në lidhje me ngjarjen janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në Zall-Bastar, ju bëjmë me dije se: Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

vdekja e 81-vjeçai ne zall-bastar

Sondazh

Poll