14 Janar 2025, 11:34
Nga N.F
Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të martën se Moska është në kontakt me "miqtë e saj serbë" lidhur me fatin e pronësisë së kompanisë serbe të naftës NIS. Në anën tjetër, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pas një takimi me ambasadorin rus në Serbi, Bocan-Harçenko tha se ka kërkuar "nga miqtë rusë" fillimin e konsuktimeve dhe mbajtjen e takimeve për funksionimin e NIS-it në të ardhmen.
"(Diskutuam edhe) gjetjen e zgjidhjes më të mirë në interes të ndërsjellë, duke ruajtur marrëdhëniet partneriale dhe miqësore midis Serbisë dhe Federatës Ruse", shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram, të martën.
Vuçiç tha të premten se, pas sanksioneve të reja të Shteteve të Bashkuara ndaj sektorit të naftës të Rusisë, kompanisë Gazprom Neft të Rusisë do t’i jepet një afat prej 45 ditësh për të dalë nga pronësia e NIS-it.
Ky afat vlen edhe që Serbia të përfundojë "nënshkrimin e çfarëdo marrëveshjeje apo kontrate me palën ruse". Pas kësaj, siç tha ai, sanksionet hyjnë në fuqi "plotësisht". Kompania NIS është në shumicë në pronësi të Gazprom Neft, e cila ka aksione prej 50 për qind, dhe Gazprom, i cili ka 6.15 për qind të aksioneve.
Qeveria serbe mban 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa aksionarët e vegjël përbëjnë pjesën tjetër. Industria e Naftës e Serbisë u sanksionua nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara më 10 janar.
Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit "rrezik sekondar", do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus. Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i./REL
kompania nis moska rusia lavrov serbia
Bota
14 Janar 2025, 11:16
N.F
Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov së fundmi u shpreh se SHBA po përpiqet të shkaktohë probleme me mjaftueshm...
Bota
14 Janar 2025, 10:48
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Zyrtarët kinezë janë në bisedime paraprake rreth një opsioni të mundshëm për ta shitur TikTok...
Bota
14 Janar 2025, 10:37
N.F
Gaza
GAZA- Ndërmjetësuesit nga Katari kanë dërguar projekt-propozimin për një marrëveshje për ndalimin e luftimeve ...
Bota
14 Janar 2025, 09:42
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekje të paligjshme për të përmbys...
Bota
14 Janar 2025, 08:56
N.F
Raketë
KORE- Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën, tha ushtria ...
Bota
14 Janar 2025, 08:45
N.F
Los Angeles
SHBA- Zjarrfikësit prej ditësh po luftojnë me zjarret shkatërruese në Kaliforninë jugore. Ndërkohë n&eu...
Bota
14 Janar 2025, 08:28
r.ll
trump, putin
BEOGRAD- Njerëzit në Serbi e adhurojnë presidentin rus Vladimir Putin, por edhe presidentin e ardhshëm të SHBA-s...
Bota
14 Janar 2025, 08:13
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rr...
Bota
14 Janar 2025, 07:59
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina nisi një sulm masiv me dron dhe raketa kundër Rusisë gjatë natës du...
Bota
14 Janar 2025, 07:47
N.F
Zjarri
SHBA- Sipas shifrave zyrtare deri tani prej zjarreve shkatërruese në Los Anxhelos kanë humbur jetën të paktën 24 vet&e...