Bota

VIDEO/ Sulme masive me dronë dhe raketa ukrainase në shtatë rajone kundër Rusisë, dëmtohet infrastruktura energjetike

Guvernatori lokal në Telegram tha se askush nuk u lëndua nga sulmet dhe se kreu i Republikës së Tatarstanit Rustam Minikhanov shkoi në vendin e ngjarjes.

14 Janar 2025, 07:59 Nga N.F
VIDEO/ Sulme masive me dronë dhe raketa ukrainase në shtatë
Foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina nisi një sulm masiv me dron dhe raketa kundër Rusisë gjatë natës duke dëmtuar infrastrukturën energjetike dhe fabrikat. Për shkak të sulmeve janë mbyllur shkollat ​ në dy qytete të mëdha në jug të vendit. Në Kazan një rezervuar gazi mori flakë pas një sulmi me dron.

Guvernatori lokal në Telegram tha se askush nuk u lëndua nga sulmet dhe se kreu i Republikës së Tatarstanit Rustam Minikhanov shkoi në vendin e ngjarjes. Sipas mediave lokale, të cilat transmetojnë imazhe të një zjarri të madh dhe tymit të zi që ngrihet në qiell, objektivi i sulmit ishte një rezervuar me gaz të lëngshëm pranë një fabrike kimike. Përveç kësaj, një fabrikë industriale u dëmtua nga një sulm me dron në Engels, rajoni i Saratovit, i vendosur rreth 700 kilometra në juglindje të Moskës dhe rreth 500 kilometra nga kufiri ukrainas.

Alexander Bogomaz, guvernator i rajonit Bryansk në Rusinë perëndimore, tha se Ukraina kishte nisur një sulm të madh raketor, pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë, kanali The Shot Telegram raportoi se Rusia rrëzoi më shumë se 200 dronë ukrainas dhe pesë raketa balistike ATACMS të prodhimit amerikan.

Kievi dhe Moska i kanë shtuar sulmet e tyre muajt e fundit teksa kërkojnë të forcojnë pozitat e tyre përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, pasi ai është zotuar se do t'i japë fund luftës shumë shpejt pas marrjes së detyrës.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll